“Kapitulli 12: Misioni i Samuel Smithit: qershor 1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 48–50
“Kapitulli 12,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 48–50
Kapitulli 12
Misioni i Samuel Smithit
(qershor 1830)
Samueli shkoi t’u mësonte njerëzve ungjillin. Ai donte t’u tregonte atyre rreth Librit të Mormonit. Ai u përpoq t’u shiste librin njerëzve. Por asnjë nuk donte ta lexonte atë. Samueli ishte i trishtuar.
Misioni i Samuelit ishte i vështirë. Shumë herë ai ishte i uritur. Disa herë ai nuk kishte vend ku të flinte. Disa njerëz ishin të këqinj me të.
Samueli ia shiti Librin e Mormonit një burri të quajtur Fineas Jang. Fineas e lexoi librin. Ai ia dha Librin e Mormonit vëllait të tij. Emri i vëllait të tij quhej Brigam Jang.
Brigam Jang e lexoi Librin e Mormonit. Ai besoi që ishte i vërtetë. Ai mësoi rreth ungjillit të Jezu Krishtit. Fineas dhe Brigam Jang iu treguan disa miqve rreth Librit të Mormonit. Miqtë e tyre e lexuan. Fineas, Brigam Jang dhe miqtë e tyre u bashkuan me Kishën.
Më vonë Brigam Jang u bë një profet i Kishës. Ai ndihmoi shenjtorët. Ai ishte një udhëheqës i madh.
Samuel Smithi u kthye në shtëpi. Ai nuk mendonte se misioni i tij e kishte ndihmuar Kishën. Ai nuk e dinte që Brigam Jang një ditë do të bëhej një profet.
Një natë Samueli ndaloi në një han. Ai i kërkoi pronarit të blejë një Libër të Mormonit. Pronari pyeti se ku e kishte gjetur Samueli librin. Samueli tha që vëllai i tij e kishte përkthyer atë nga disa fletë të arta.
Pronari u nxeh. Ai tha që Samueli po gënjente. Ai i tha Samuelit të largohej nga hani.
Atë natë Samuelit iu desh të flinte nën një pemë molle.
Më në fund Samueli i dha një Libër të Mormonit një udhëheqësi të një kishe tjetër. Udhëheqësi dhe gruaja e tij e lexuan librin. Ata e dinin që ishte i rëndësishëm.