“Kapitulli 27: Puna e Profetit Jozef Smith: mars 1832,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 104–7
“Kapitulli 27,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 104–7
Kapitulli 27
Puna e Profetit Jozef Smith
(mars 1832)
Jezusi i tha Jozefit të lexonte Biblën. Njerëzit kishin ndryshuar disa fjalë në Bibël. Jezusi i tregoi Jozefit fjalët që duhej të ishin në Bibël. Sidni Rigdon e ndihmoi Jozefin të shkruante fjalët që Jezusi donte në Bibël.
Jozef Smithi nuk kuptonte disa pjesë të Biblës. Ai i bëri Perëndisë pyetje. Zoti Jezu Krisht iu përgjigj pyetjeve. Jozefi i shkroi përgjigjet që t’i lexonin shenjtorët.
Jezusi ishte i lumtur me punën e Jozefit. Jozefi ishte një profet i madh, por Satani nuk ishte i lumtur. Satani donte ta ndalonte punën e Jozefit. Satani donte që njerëzit të zemëroheshin me Jozefin.
Një natë një turmë njerëzish të egërsuar shkuan në shtëpinë e Jozefit. Ata thyen derën që ta hapnin dhe hynë brenda. Jozefi po mbante një nga fëmijët e vegjël. Fëmija ishte shumë i sëmurë.
Burrat e liq e kapën Jozefin. Fëmija u la i vetëm. Më vonë fëmija vdiq. Burrat e tërhoqën zvarrë Jozefin jashtë në natën e ftohtë të dimrit. Burrat ia zunë frymën Jozefit.
Disa burra donin ta godisnin Jozefin, të tjerë donin ta vrisnin atë. Ata u përpoqën të derdhin helm në grykën e Jozefit. Ata i thyen një dhëmb. Helmi e dogji atë.
Burrat i grisën rrobat duke ia hequr Jozefit dhe e lyen atë me zift. Ata e mbuluan atë me pupla të cilat u ngjitën në zift.
Pastaj turma u largua. Ata menduan se Jozefi do të vdiste. Jozefi u përpoq të ngrihej në këmbë, por nuk mundi. Ai pushoi për pak kohë, pastaj u zvarrit për në shtëpi.
Miqtë e Jozefit ia pastruan ziftin nga trupi. Ishte e vështirë të hiqej zifti. Lëkura e tij ishte dëmtuar e djegur dhe i dhimbte.
Jozef Smithi nuk lejoi që turma të ndalonte punën e tij. Të nesërmen ishte e diel. Jozefi shkoi në kishë. Disa nga njerëzit që ishin në turmë erdhën në mbledhjen e kishës. Ata u habitën kur panë Jozefin. Jozefi dha një bisedë në kishë. Satani nuk e ndaloi punën e Profetit.