Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 23: Doktrina e Besëlidhje: gusht–nëntor 1831


“Kapitulli 23: Doktrina e Besëlidhje: gusht–nëntor 1831,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 90–92

“Kapitulli 23,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 90–92

Kapitulli 23

Doktrina e Besëlidhje

(gusht–nëntor 1831)

Pamja
Joseph leaving Missouri

Jozef Smithi dhe disa nga shenjtorët u larguan nga Misuri. Ata u kthyen në Kirtland, Ohajo. Shenjtorët bënë një konferencë në Ohajo.

Pamja
Joseph writing revelations

Zoti i kishte dhënë Jozef Smithit shumë zbulesa. Jozefi i kishte shkruar zbulesat. Shenjtorët donin t’i vinin zbulesat në një libër. Libri do të quhej Libri i Urdhërimeve. Më vonë u quajt Doktrina e Besëlidhje.

Pamja
Joseph speaking with member

Jezusi i tha Jozefit që zbulesat ishin shumë të rëndësishme. Ato erdhën nga Perëndia. Çdo gjë në to është e vërtetë. Jezusi i tha Jozefit dy zbulesa të tjera. Një zbulesë ishte për fillimin e Doktrina e Besëlidhje. Një ishte për fundin. Ato na tregojnë se Doktrina e Besëlidhje është një libër i rëndësishëm.

DeB 67: Hyrje; 133: Hyrje

Pamja
modern-day chapel

Doktrina e Besëlidhje i tregon çdo njeriu që Kisha e Jezu Krishtit është përsëri në tokë.

Pamja
priesthood bearers giving blessing

Doktrina e Besëlidhje tregon rreth priftërisë. Burra të drejtë kanë përsëri fuqinë e priftërisë.

Pamja
couple reading Book of Mormon

Doktrina e Besëlidhje tregon rreth Librit të Mormonit. Njerëzit mund të lexojnë Librin e Mormonit. Çdo njeri mund të dijë rreth ungjillit të Jezu Krishtit.

Pamja
sisters sharing food

Doktrina e Besëlidhje gjithashtu i mëson shenjtorët të ndajnë. Shenjtorët që ndajnë do të mbushen me Frymën e Shenjtë.

Pamja
Heavenly Father and Jesus Christ

Doktrina e Besëlidhje mëson urdhërimet e Perëndisë. Shenjtorët që u binden këtyre urdhërimeve mund të ndërtojnë Sionin. Ata mund të jetojnë me Atin Qiellor dhe Jezusin përgjithmonë.

Pamja
people reading Doctrine and Covenants

Jezusi tha që të gjithë anëtarët e Kishës duhet të lexojnë Doktrina e Besëlidhje.

Pamja
Joseph at printing press

Pas konferencës Oliver Kaudëri shkoi në Misuri. Ai mori zbulesat që Jozefi kishte shkruar. Ai ia dha ato një botuesi. Ai i tha botuesit të shtypte tre mijë libra, por njerëz të liq ndaluan shtypshkronjën dhe shkatërruan shumicën e faqeve.

Pamja
girl holding Doctrine and Covenants

Më në fund Doktrina e Besëlidhje u botua më 1835. Shenjtorët falënderuan Atin Qiellor për zbulesat në Doktrina e Besëlidhje. Ata premtuan se do t’u thoshin njerëzve të tjerë që zbulesat erdhën nga Perëndia.