“Kapitulli 6: Jozefit dhe Oliverit u Jepet Priftëria: maj 1829,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 26–30
“Kapitulli 6,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 26–30
Kapitulli 6
Jozefit dhe Oliverit u Jepet Priftëria
(maj 1829)
Jozefi dhe Oliveri vendosën të pyesnin Perëndinë. Ata kishin besim se Perëndia do t’i ndihmonte të mësonin të vërtetën. Më 15 maj 1829, ata shkuan në pyll dhe u lutën.
Një engjëll erdhi te Jozefi dhe Oliveri. Një dritë e ndritshme ishte kudo përqark engjëllit. Engjëlli ishte Gjon Pagëzori. Ai pagëzoi Jezusin shumë kohë më parë.
Gjon Pagëzori kishte ardhur t’u jepte priftërinë Jozefit dhe Oliverit. Priftëria është fuqia e Perëndisë. Ai i dha Jozefit dhe Oliverit priftërinë Aarone. Priftërinjtë në Priftërinë Aarone kanë fuqinë për të pagëzuar njerëz.
Gjon Pagëzori i tha Jozefit dhe Oliverit të pagëzonin njëri-tjetrin. Jozefi pagëzoi Oliverin. Pastaj Oliveri pagëzoi Jozefin. Ata hynë nën ujë, kur u pagëzuan.
Shumë kohë më parë Gjon Pagëzori kishte pagëzuar Jezusin në të njëjtën mënyrë. Jezusi u zhyt nën ujë kur u pagëzua.
Jozefi dhe Oliveri u mbushën me Frymën e Shenjtë, pasi ata u pagëzuan. Fryma e Shenjtë u tha atyre se Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit shpejt do të kthehej përsëri në tokë.
Jozefi dhe Oliveri u thanë miqve të tyre të mirë se ishin pagëzuar. Ata iu treguan atyre rreth priftërisë. Por Jozefi dhe Oliveri nuk u thanë njerëzve të tjerë. Ata e dinin që njerëzit e liq nuk do t’i besonin. Njerëzit e liq do t’u sillnin shqetësime atyre.
Pak ditë më vonë, tre engjëj të tjerë erdhën. Ata ishin Pjetri, Jakobi dhe Gjoni. Kohë më parë ata ishin apostujt e Jezusit. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni i dhanë Jozef Smithit dhe Oliver kaudërit Priftërinë Melkizedeke.
Priftëria e Perëndisë ishte në tokë përsëri. Tani njerëzit e drejtë mund të kishin fuqinë e priftërisë. Burrat që kanë Priftërinë Melkizedeke mund të bëhen udhëheqës të Kishës. Ata mund të bekojnë njerëzit. Ata mund t’u japin njerëzve dhuratën e Frymës së Shenjtë.
DeB 20:41–44