Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 62: Pionierët Shkojnë në Luginën e Sollt Lejkut: qershor 1846–korrik 1847


“Kapitulli 62: Pionierët Shkojnë në Luginën e Sollt Lejkut: qershor 1846–korrik 1847,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 224–29

“Kapitulli 62,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 224–29

Kapitulli 62

Pionierët Shkojnë në Luginën e Sollt Lejkut

(qershor 1846–korrik 1847)

Pamja
Brigham Young speaking with man

Pionierët ishin akoma në Kaunsëll Bllëfs. Ata kishin nevojë për shumë njerëz të fortë për t’i ndihmuar në udhëtim. Shumica e të rinjve ishin në Batalionin Mormon, kështu që pionierët vendosën të mos shkonin në malet Shkëmbore deri në verë.

Pamja
man and woman building and planting

Indianët i lanë shenjtorët të kishin pak tokë në anën tjetër të lumit. Atje shenjtorët ndërtuan një qytet të quajtur Lagjet Dimërore. Ata bënë rrugë dhe ndërtuan shtëpi. Disa prej tyre u bënë me dru. Shtëpi të tjera ishin në guva brenda kodrave. Pionierët mbollën drithëra.

Pamja
Saints building fence

Brigam Jang e ndau qytetin në degë. Ai zgjodhi burra për të qenë peshkopë. Disa indianë shkaktuan shqetësime për pionierët. Pionierët ndërtuan një mur rreth e rrotull qytetit për t’u mbrojtur nga indianët që shkaktuan shqetësime.

Pamja
Brigham Young speaking with the Lord

Kur pionierët ishin në Lagjet Dimërore, Brigam Jang pati një zbulesë. Zoti i tregoi si duhej të përgatiteshin njerëzit për t’u larguar. Ai i tregoi Brigam Jangut çfarë duhej të bënin njerëzit, ndërsa udhëtonin.

Pamja
Saints speaking with one another

Zoti tha se njerëzit duhej të ndaheshin në grupe të vogla. Çdo grup duhej të kishte një drejtues. Njerëzit duhej t’u bindeshin drejtuesve të tyre. Ata duhej të ndihmonin njëri-tjetrin dhe të kujdeseshin për familjet që s’kishin as atë, as nënë.

Pamja
men separating food and building wagons

Çdo grup duhej të kishte ushqimin dhe karrocat e tij. Çdo grup duhej të kishte njerëz që dinin si të rregullonin karroca, të ndërtonin shtëpi, të mbillnin drithëra dhe të ndërtonin ura.

Pamja
one Saint returning hammer to another

Zoti u tregoi shenjtorëve gjëra të tjera që ata duhej të bënin. Ata duhej të mbanin urdhërimet e tij dhe prem- timet ndaj njëri-tjetrit. Ata nuk duhej të thoshin gjëra të këqija për njëri-tjetrin dhe të ishin të ndershëm. Ata duhej të kthenin gjërat e marra hua ose të gjetura.

Pamja
Saints singing and dancing

Zoti donte që pionierët të ishin të lumtur. Ai u tha të këndonin dhe kërcenin së bashku. Ata s’duhej të frikësoheshin. Ai do t’i ndihmonte ata. Ai u tha se do të kishin shqetësime, por shqetësimet e tyre do t’i bënin ata njerëz më të mirë. Ata do të ishin të bekuar.

Pamja
Brigham Young speaking to two men

Brigam Jangu bëri çfarë i tha Zoti të bënte. Ai i ndau njerëzit në grupe. Çdo grup kishte çdo gjë që kishte nevojë për të ndërtuar një qytet në male.

Pamja
Brigham Young leading an ox cart

Shenjtorët u mblodhën në një konferencë. Atëherë Brigam Jang zgjodhi një grup që të nisej i pari. Ata ishin 143 burra, 3 gra dhe 2 fëmijë. Të nesërmen grupi i parë u largua nga Lagjet Dimërore.

Pamja
Saints performing various duties

Secili kishte një punë për të bërë gjatë rrugës. Gratë u kujdesën për fëmijët. Ato gatuan ushqimin. Gjithë burrat kishin pushkë për të mbrojtur njerëzit dhe kafshët.

Pamja
woman preparing food

Pionierët udhëtuan gjithë ditën. Natën ata ngritën kampin. Ata i vendosën karrocat në një rreth. Njerëzit dhe kafshët qëndruan brenda rrethit. Ata ndezën zjarre dhe gatuan ushqimin.

Pamja
Saints singing

Ata kërcyen dhe kënduan. Një nga këngët ishte «Eni Shenjtorë.» Ajo i bëri njerëzit të ndiheshin më mirë.

Pamja
Saint blowing bugle

Një burrë i ra burisë për t’u treguar se ishte koha për të shkuar në shtrat. Pionierët thanë lutjet e tyre dhe shkuan të flinin.

Pamja
Brigham Young speaking to trapper

Pionierët udhëtuan gjatë përmes fushave. Ata udhëtuan për katër muaj dhe takuan njerëz të tjerë në rrugë. Disa burra ishin ngritës kurthesh. Ata i thanë Brigam Jangut që të mos shkonte në malet Shkëmbore se drithërat nuk do të rriteshin atje.

Pamja
Saints speaking

Njerëz të tjerë i thanë Brigam Jangut t’i çonte shenjtorët në Kaliforni. Por Brigam Jangu tha se Zoti i kishte treguar ku duhej të shkonin shenjtorët. Ai donte t’i bindej Zotit.

Pamja
man and wife at camp

Më në fund pionierët arritën te malet. Ishte e vështirë të udhëtonin atje.

Pamja
Brigham Young lying down sick

Brigam Jangu u sëmur. Ai nuk mund të udhëtonte shumë shpejt. Ai zgjodhi disa burra për të shkuar përpara. Ai u tha të shkonin në luginën e Sollt Lejkut të madh. Ata duhej të fillonin të mbillnin drithëra.

Pamja
men looking down into Salt Lake Valley

Burrat i çuan karrocat e tyre matanë maleve. Ata shkuan poshtë në luginë dhe e ngritën kampin pranë një përroi.

Pamja
man plowing with horses

Atje iu lutën Zotit dhe 1 kerkuan të bekonte farat që ata do të mbillnin. Burrat i mbollën farat.

Pamja
Brigham Young arriving in valley

Të nesërmen, Brigam Jangu dhe pionierët që ishin me të erdhën në luginë. Brigam Jangu shikoi luginën nga karroca e tij. Ai e dinte që ishte vendi ku Zoti donte të jetonin shenjtorët. Brigam Jangu tha: «Ky është vendi. Ecni në të». Shenjtorët ecën me karrocat e tyre poshtë për në luginë. Ishte 24 korrik 1847.