Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 33: Një Zbulesë rreth Jezu Krishtit: maj 1833


“Kapitulli 33: Një Zbulesë rreth Jezu Krishtit: maj 1833,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 126–27

“Kapitulli 33,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 126–27

Kapitulli 33

Një Zbulesë rreth Jezu Krishtit

(maj 1833)

Pamja
Joseph receiving revelation

Një ditë Jezusi i foli Profetit Jozef Smith. Ai i tregoi Jozef Smithit rreth vetvetes. Jezusi tha se njerëzit mund të shikojnë fytyrën e tij dhe ta njohin atë. Së pari, ata duhet të heqin dorë nga gjërat e këqija. Ata duhet të luten dhe t’u binden urdhërimeve të Perëndisë. Atëherë një ditë ata mund ta shikojnë Jezusin.

Pamja
Jesus Christ

Jezusi tha se ai është drita e botës. Një dritë na tregon rrugën e drejtë për të ecur. Jezusi është drita e botës, sepse na tregon rrugën e drejtë për të jetuar.

Pamja
Jesus creating the earth

Jezusi jetonte me Atin Qiellor përpara se toka të krijohej. Jezusi krijoi tokën. Ai krijoi të gjitha gjërat mbi tokë.

Pamja
young Jesus praying

Në fillim Jezusi nuk ishte si Ati Qiellor. Ai nuk i dinte të gjitha gjërat që Ati i tij dinte. Ai nuk kishte gjithë fuqinë dhe lavdinë që Ati i tij kishte. Ai u përpoq shumë të bëhej si Ati i tij. Atëherë ai u bë si Perëndia, Ati. Jezusi kishte fuqi dhe lavdi.

Pamja
Joseph seeing Jesus in the heavens

Jezusi tha se ne duhet t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë. Atëherë ne do të mësojmë të vërtetën. Ne do të dimë të gjitha gjërat. Pastaj ne mund të bëhemi si Perëndia, Ati. Ne mund të kemi fuqi dhe lavdi.

Pamja
Joseph teaching his family

Jezusi tha se Satani nuk do që njerëzit të bëhen si Perëndia. Ai nuk do që ata të dinë të vërtetën. Jezusi i tha Jozefit t’i mësonte të vërtetën familjes së tij.

Pamja
Sidney Rigdon teaching his family

Jezusi tha se Sidni Rigdon dhe Frederik G. Uilliams duhet të mësonin familjet e tyre t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Atëherë Satani nuk mund t’i mbante familjet e tyre larg njohjes së të vërtetës.