Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 1: Jozef Smithi dhe Familja e Tij: 1805–1820


“Kapitulli 1: Jozef Smithi dhe Familja e Tij: 1805–1820,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 6–8

“Kapitulli 1,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 6–8

Kapitulli 1

Jozef Smithi dhe Familja e Tij

(1805–1820)

Pamja
Joseph Smith as young boy

Jozef Smithi lindi më 23 dhjetor 1805. Familja e tij jetonte në shtetin e Vermontit. Vermonti është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Babai i Jozef Smithit quhej gjithashtu Jozef. Emri i nënës ishte Lusi.

Pamja
Joseph and his siblings

Jozefi kishte pesë vëllezër dhe tre motra.

Pamja
Joseph’s family working

Babai dhe nëna e Jozefit ishin njerëz të mirë. Ata i donin fëmijët e tyre. Ata punonin shumë për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.

Pamja
Joseph in bed

Kur Jozefi ishte një djalë i vogël, ai kishte një këmbë të vrarë keq. Doktori u përpoq që t’ia shëronte këmbën, por nuk mundi.

Pamja
Hyrum sitting beside Joseph’s bed

Hajrëm Smithi ishte vëllai i madh i Jozefit. Ai e donte Jozefin. Hajrëmit i vinte keq që këmba e Jozefit dhimbte aq shumë. Ai ulej pranë krevatit të Jozefit. Ai përpiqej ta ndihmonte Jozefin të ndihej më mirë.

Pamja
Lucy Mack Smith with Joseph

Doktorët donin t’ia prisnin këmbën Jozefit. Nëna e tij nuk donte t’i linte. Kështu ata vendosën të prisnin pjesë të kockës. Jozefi e dinte që këmba do t’i dhimbte kur doktorët t’ia prisnin. Por ai kishte besim. Ai e dinte që Ati Qiellor do ta ndihmonte.

Pamja
Joseph and his mother

Doktorët i kërkuan Jozefit të pinte ca verë, kështu që dhembja nuk do të ishte e fortë. Jozefi nuk donte të pinte verë. Jozefi i kërkoi nënës të dilte jashtë. Ai nuk donte që ajo të shikonte doktorët duke prerë këmbën e tij.

Pamja
doctors operating on Joseph’s leg

Jozefi i kërkoi të atit që ta mbante. Doktorët prenë në këmbën e Jozefit. Ata prenë pjesën e keqe të kockës. Kjo e lëndoi Jozefin shumë. Por ai ishte shumë trim. Pas shumë ditësh këmba e tij ishte më mirë.

Pamja
log cabin

Kur Jozefi u rrit, familja e tij shkoi në shtetin e Nju Jorkut. Ata jetonin në një shtëpi druri në një fermë pranë Palmirës.

Pamja
Lucy Mack Smith washing clothes

Familja e Jozefit ishte e varfër. Ata duhej të punonin shumë që të paguanin për fermën. Djemtë e ndihmonin atin e tyre për të mbjellë prodhimet e tyre. Ata kujdeseshin për kafshët. Vajzat punonin me nënën e tyre.

Historia e Jozef Smithit 1:46

Pamja
Joseph stick-pulling with brother

Jozefi ishte një djalë i mirë. Ai ishte i lumtur. Atij i pëlqente të qeshte dhe të bënte shaka.

Historia e Jozef Smithit 1:28