Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 38: Perla me Vlerë të Madhe


“Kapitulli 38: Perla me Vlerë të Madhe,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 145–50

“Kapitulli 38,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 145–50

Kapitulli 38

Perla me Vlerë të Madhe

Pamja
Pearl of Great Price

«Perla me Vlerë të Madhe» është një libër. Perëndia e ndihmoi profetin që të shkruante «Perlën me Vlerë të Madhe». Ajo është një nga shkrimet tona të shenjta. «Perla me Vlerë të Madhe» ka katër pjesë. Ato janë: Libri i Moisiut, Libri i Abrahamit, shkrimet e Jozef Smithit dhe Nenet e Besimit.

Libri i Moisiut

Pamja
Joseph receiving revelation

Pjesa e parë e «Perlës me Vlerë të Madhe» është një zbulesë e dhënë Jozef Smithit. Quhet Libri i Moisiut. Moisiu ishte një profet i Perëndisë. Ai jetoi kohë më parë.

Pamja
God appearing to Moses

Libri i Moisiut tregon çfarë i tha Perëndia Moisiut në një mal të lartë. Moisiu pa Perëndinë dhe foli me të. Perëndia tha se kishte një punë të veçantë që ta bënte Moisiu.

Pamja
Moses seeing vision

Perëndia i tregoi Moisiut botën. Moisiu pa çdo gjë që do të ndodhte në botë. Ai pa të gjithë fëmijët e Perëndisë që do të jetonin në botë.

Pamja
Moses telling Satan to go away

Perëndia e la Moisiun. Satani erdhi. Ai i tha Moisiut të adhuronte atë, por Moisiu nuk donte të adhuronte Satanin. Moisiu tha: «Unë jam biri i Perëndisë.» Moisiu i kërkoi Perëndisë që ta ndihmonte. Pastaj i tha Satanit të largohej. Satani ishte shumë i egërsuar, sepse Moisiu nuk donte ta ndiqte atë. Satani u largua nga Moisiu.

Pamja
Jesus creating the earth

Moisiu ishte mbushur me Frymën e Shenjtë. Perëndia erdhi dhe foli përsëri me Moisiun. Perëndia tha se Shpëtimtari, Jezu Krishti, është biri i Perëndisë. Perëndia tha që ka shumë botë. Gjithmonë do të ketë shumë botë. Fëmijët e Perëndisë do të jetojnë në to.

Pamja
Moses writing his revelations

Moisiu mësoi rreth punës së Perëndisë. Perëndia punon që të ndihmojë njerëzit, kështu që ata të mund të jetojnë me të përgjithmonë. Ai punon që të ndihmojë njerëzit të bëhen si ai. Libri i Moisiut gjithashtu na tregon rreth profetit Enok dhe qytetit të Sionit.

Libri i Abrahamit

Pamja
man presenting mummies to Joseph

Pjesa e dytë e Perlës me Vlerë të Madhe është Libri i Abrahamit. Një ditë, në korrik të 1835, një burrë i quajtur zoti Çendllër, erdhi në Kirtland. Zoti Çendllër po u tregonte njerëzve disa mumje nga Egjypti. Kur njerëzit vdisnin në Egjypt, trupat e tyre mbështilleshin me një copë. Ato quheshin mumje.

Pamja
Mr. Chandler holding Egyptian papyrus

Disa letra të rrotulluara, shumë të vjetra ishin me mumjet. Një shkrim i çuditshëm ishte në fletë. Zoti Çendllër po kërkonte dikë që mund të lexonte shkrimin. Ai dëgjoi që Jozef Smithi mund ta përkthente shkrimin.

Pamja
Mr. Chandler presenting papyrus to Joseph

Jozefi pa shkrimin në letër. Ai mund ta lexonte atë. Ai i tregoi zotit Çendllër se çfarë thoshte. Disa nga shenjtorët i blenë nga zoti Çendllër fletët e rrotulluara.

Pamja
Joseph translating papyrus

Jozefi përktheu shkrimin në letër. Oliver Kaudëri dhe Uilliam Felps shkruan atë që Jozefi përktheu.

Pamja
Abraham looking heavenward

Shkrimet ishin nga profeti i madh Abraham. Ai jetoi në Egjipt kohë më parë. Jezusi foli me Abrahamin.

Pamja
Jesus speaking to Abraham

Jezusi i tregoi Abrahamit rreth jetës para se ne të vinim në tokë. Jezusi tha që ai krijoi tokën. Ai krijoi diellin, hënën dhe yjet. Ai krijoi bimët, kafshët dhe njerëzit.

Pamja
Abraham writing revelations

Abrahami shkroi rreth ungjillit të Jezu Krishtit. Libri i Abrahamit na ndihmon të kuptojmë profetët dhe priftërinë.

Shkrimet e Jozef Smithit

Pamja
Joseph writing

Pjesa e tretë e «Perlës me Vlerë të Madhe» u shkrua nga Jozef Smithi. Te Historia e Jozef Smithit, Jozefi tregoi rreth vegimit të tij të parë. Ai tregoi se si mori fletët e arta. Gjithashtu Jozefi tregoi si engjëjt nga qielli i dhanë atij dhe Oliver Kaudërit priftërinë. Te Mateu sipas Jozef Smithit, Jozefi rregulloi pjesë të Biblës.

Pamja
Joseph and writer

Pjesa e katërt e «Perlës me Vlerë të Madhe» është Nenet e Besimit. Një ditë një burrë erdhi të takonte Jozef Smithin. Burri po shkruante një libër. Ai donte diçka rreth Kishës në këtë libër. Ai i kërkoi Jozeht t’i tregonte se si filloi Kisha.

Pamja
Joseph writing about the Church

Jozef Smithi shkroi rreth fillimeve të Kishës. Ai i tregoi çfarë njerëzit besojnë në Kishë. Perëndia e ndihmoi Jozefin të dinte se çfarë të shkruante. Jozefi shkroi trembëdhjetë gjëra të rëndësishme. Ai i quajti Nenet e Besimit.

Pamja
Saints reading the Articles of Faith

Më 1 mars 1842, Nenet e Besimit u shtypën ne gazetën e Kishës. Shenjtorët i lexuan Nenet e Besimit. Ata besuan atë që kishte shkruar Jozefi.

Nenet e Besimit

Jozef Smith


Ne besojmë në Perëndinë, Atin c Amshuar dhc në Birin e Tij, Jezu Krishtin dhe në Frymën e Shenjtë.


Ne besojmë se njerëzit do të ndëshkohen për mëkatet e tyre dhe jo për shkeljen e Adamit.


Ne besojmë që përmes Shlyerjes së Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të shpëtohet nëpërmjet bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të Ungjillit.


Ne besojmë që parimet dhe ordinancat themelore të Ungjillit janë: së pari, Besim në Zotin Jezu Krisht; së dyti, Pendim; së treti, Pagëzim me anë të zhytjes për heqjen e mëkateve; së katërti, Vënie e duarve për dhuratën e Frymës së Shenjtë.


Ne besojmë që një njeri duhet të thirret nga Perëndia nëpërmjet profecisë dhe vënies së duarve prej atyre që kanë autoritet për të predikuar Ungjillin dhe për të administratuar ordinancat e tij.


Ne besojmë në të njëjtin organizim që ekzistonte në Kishën Primitive dhe, pikërisht, në apostuj, profetë, barinj, mësues, ungjilltarë e të tjerë.


Ne besojmë në dhuratën e të folurit të gjuhëve, të profecisë, të zbuiesës, të vegimeve, të shërimit, të interpretimit të gjuhëve e të tjera.


Ne besojmë që Bibla përmban fjalën e Perëndisë, kur ajo është e përkthyer me korrektësi. Ne gjithashtu besojmë, që Libri i Mormonit përmban fjalën e Perëndisë.


Ne besojmë të gjitha të vërtetat që Perëndia ka zbuluar, të gjitha të vërtetat që Ai zbulon tani dhe ne besojmë që Ai do të zbulojë në të ardhmen shumë gjëra të mëdha e të rëndësishme lidhur me Mbretërinë e Perëndisë.


Ne besojmë në grumbullimin e sotëm të popullit të Izraelit dhe në rivendosjen e Dhjetë Fiseve, që Sioni (Jeruzalemi i Ri) do të ndërtohet në kontinentin amerikan, që Krishti do të mbretërojë personalisht në tokë dhe që toka do të ripërtërihet dhe do të marrë lavdinë e saj të parajsës.


Ne pohojmë privilegjin e adhurimit të Perëndisë së Plotfuqishëm, sipas mënyrës që ndërgjegjja jonë tregon dhe u njohim të gjithë njerëzve të njëjtin privilegj, i lejojmë ata të adhurojnë si, ku dhe çfarë të dëshirojnë.


Ne besojmë në nënshtrimin ndaj mbretërve, presidentëve, sunduesve dhe gjyqtarëve, në bindjen, nderimin dhe mbështetjen e ligjeve.


Ne besojmë në të qenit të ndershëm, të besueshëm, të dëlirë, mirëbërës, të virtytshëm dhe në të bërit mirë gjithë njerëzve. Në të vërtetë, mund të themi që ne ndjekim këshillën e Palit - Ne besojmë të gjitha gjërat, ne shpresojmë të gjitha gjërat, ne kemi duruar shumë gjëra dhe shpresojmë të mund të durojmë të gjitha gjërat. Në qoftë se ka gjëra të virtytshme, të dashura ose me nam të mirë, ose të denja për t’u lavdëruar, ne i synojmë këto gjëra.