2018
Njoftohen Shtatë Tempuj të Rinj
maj 2018


Njoftohen Shtatë Tempuj të Rinj

Do të ndërtohen tempuj në Salta, Argjentinë; Bengaluri, Indi; Managua, Nikaragua; Kagajan‑de‑Oro, Filipine; Lejtën, Juta; Riçmond, Virxhinia; dhe në një qytet kryesor ende për t’u përcaktuar në Rusi, shpalli Presidenti Rasëll M. Nelson në fund të sesionit të pasdites të së dielës në konferencën e përgjithshme.

Pikërisht përpara konferencës Presidenca e Parë shpalli se Tempulli i Romës në Itali do të përkushtohet të dielën më 10 mars 2019 deri të dielën më 17 mars 2019. Kisha gjithashtu paraqiti një skicë artistike të Tempullit të Bangkokut në Tajlandë.

Në tetor 2017 filluan punimet për Tempullin e Port‑o‑Prensit në Haiti; Tempulli i Meridianit në Ajdaho u përkushtua në nëntor 2017; dhe Tempulli i Sidër‑Sitit në Jutë (SHBA) u përkushtua në dhjetor 2017.

Dy tempuj do të ripërkushtohen së shpejti: Tempulli i Hjustonit në Teksas, të dielën më 22 prill 2018, pas riparimeve për shkak të përmbytjes; dhe Tempulli i Xhordan Riverit në Jutë, të dielën më 20 maj 2018, pas bërjes së rinovimeve. Dhe dy tempuj të tjerë do të përkushtohen më vonë këtë vit: Tempulli i Konsepsionit në Kili, të dielën më 28 tetor 2018 dhe Tempulli i Barankijës në Kolumbi, të dielën më 9 dhjetor 2018.

Tempulli i Hamiltonit në Zelandën e Re do të mbyllet në korrik 2018 për riparim të gjerë dhe do të ripërkushtohet në vitin 2021.

Aktualisht janë 159 tempuj në funksionim në mbarë botën, me 30 tempuj të njoftuar ose në ndërtim e sipër.