2018
Plaku Kajl S. Mek‑Kei
maj 2018


Plaku Kajl S. Mek‑Kei

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Pamja
Plaku Kajl S. Mek‑Kei

Përveç familjes së tij dhe Kishës, pasioni më i madh i Plakut Kajl S. Mek‑Kei është të ngasë kalin e vet nëpër male.

“Nuk është feja ime”, tha ai, “por nuk ka aspak dyshim që ma ka forcuar [besimin] tim. Shkoj nga malet e Zotit tek mali i shtëpisë së Zotit. Ai takohet me mua në të dyja vendet.”

Plaku Mek‑Kei i krahason malet mbi Hantsvill të Jutës në SHBA, me ujërat dhe lumin e Mormonit dhe rëndësinë e tyre për popullin e Almës – ato janë vendi ku, në rininë e vet, ai arriti te një njohuri për Shëlbuesin e tij.

Plaku Mek‑Kei u lind më 14 shkurt 1960 në Çikago të Ilinoisit në SHBA nga Beri Gan Mek‑Kei dhe Ilejn Stërlend Mek‑Kei, të cilëve u jep meritën që e formuan në njeriun që ai është.

Ai i ndërpreu studimet në Universitetin “Brigam Jang” në vitin 1979 që të shërbente në një mision kohëplotë në Kobe të Japonisë. Pak kohë pasi u kthye nga misioni që të mbaronte diplomën për anglisht, Plaku Mek‑Kei u takua me Xhenifer Stonin, e cila kohët e fundit ishte kthyer nga Misioni i Anglisë, Bristol. Edhe ajo po studionte për anglisht. Ata të dy u martuan në Tempullin e Oklandit në Kaliforni më 12 qershor 1984.

Me familjen në qendër të jetës së vet, thotë Plaku Mek‑Kei, ai dhe Motra Mek‑Kei e marrin gëzimin e vet më të madh nga pasardhësit e tyre. Ndërkohë që familja Mek‑Kei jeton në Kejsvill të Jutës në SHBA, ata rregullisht kalojnë kohë me nëntë fëmijët e tyre në Hantsvill, ku paraardhësit e tyre u vendosën në fillim të viteve 1860.

Plaku Mek‑Kei u diplomua me një gradë doktori në juridik në vitin 1987 në Shkollën e Ligjit “J. Ruben Klark” të UBJ‑së dhe menjëherë pranoi një punë në një firmë ligjore të madhe krahinore në Portland të Oregonit në SHBA. Më vonë u kthye në Jutë që të ndiqte një mundësi punësimi me një tjetër firmë ligjore përpara se të pranonte një pozicion në kompaninë Kroger. Ai punoi si zëvendëspresident për Smiths dhe Frajs, dy nënndarje të kompanisë Kroger në Jutë dhe Arizonë të SHBA‑së nga viti 2000 deri në 2017.

Plaku Mek‑Kei ka shërbyer si peshkop, këshilltar i lartë, president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zonal.