2018
Mishel D. Krejg
maj 2018


Mishel D. Krejg

Këshilltare e Parë, Presidenca e Përgjithshme e Të Rejave

Pamja
Mishel D. Krejg

Kur ishte 16 vjeçe, Motra Mishel D. Krejg mësoi se familja e saj do të shpërngulej nga Provo e Jutës në SHBA për në Herisbërg të Pensilvanisë në SHBA, që babai të fillonte një detyrë për të shërbyer si president misioni.

Qe e lumtur se ishte me familjen e vet, por lëvizja e la Mishelën e re “të vetmuar nga ana shoqërore” gjatë vitit të saj të tretë dhe të katërt të shkollës së mesme.

“Ato ishin vite vërtet formuese”, tha Motra Krejg. “Në vend që të mbështetesha te shoqëria, u mbështeta te familja ime e dëshmia ime dhe kisha u bë një litar shpëtimi.” Ajo e vlerësoi më shumë marrëdhënien e saj me Atin Qiellor dhe Shpëtimtarin.

Mishel Deins Krejgu u lind më 13 korrik 1963 në Provo të Jutës dhe është më e madhja e shtatë fëmijëve të lindur nga Xhanet Landgreni dhe Robert Henri Deins III. Ajo jetoi në Provo derisa familja u shpërngul në Pensilvani. Dy vjet më vonë, Motra Krejg u kthye në Provo për të vazhduar Universitetin “Brigam Jang”, ku mori një diplomë universitare për arsimin fillor. Në vitin 1984 ajo pranoi një thirrje për të shërbyer në Misionin e Republikës Dominikane, Santo-Domingo.

“Kam qenë gjithmonë një besimtare”, tha Motra Krejg, e cila u mbështet si Këshilltare e Parë e Presidencës së Përgjithshme të Të Rejave më 31 mars 2018. “Që në moshë të vogël e dija se isha bijë e Perëndisë. Por më kujtohet [në misionin tim] se çdo herë që jepja dëshmi për Profetin Jozef Smith, do ta ndieja Shpirtin. Pata një pohim të bukur që e forcoi dëshminë time.”

Vetëm pak ditë pas kthimit të saj, vëllai i Motrës Krejg i tha se kishte nevojë të dilte në një takim me Bojd Krejgun, një shok nga misioni i tij. Tetë muaj më vonë çifti u fejua. Ata u martuan më 19 dhjetor 1986 në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata janë prindërit e tre fëmijëve dhe kanë gjashtë nipër e mbesa.

Ajo ka shërbyer në shumë thirrje, përfshirë thirrjen si punonjëse ordinancash në Tempullin e Provos në Jutë dhe si mësuese e Doktrinës së Ungjillit. Në kohën e thirrjes së saj në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, ajo po shërbente në kryesinë e përgjithshme të Fillores.