2018
Rregullore, Procedura dhe Prodhime të Reja
maj 2018


Rregullore, Procedura dhe Prodhime të Reja

Rinia dhe puna në tempull. Presidenca e Parë ka shpallur ndryshime në rregulloret e tempullit që u japin të rinjve dhe të rejave më shumë mundësi për punën në tempull dhe i ndihmon fëmijët e Fillores që të përgatiten më mirë për të shërbyer në tempull.

Parandalimi, përcaktimi dhe veprimi ndaj abuzimit. Në përpjekje të vazhdueshme për t’i këshilluar udhëheqësit se si të parandalohet, përcaktohet dhe të veprohet ndaj abuzimit, më 26 mars 2018 Presidenca e Parë dërgoi një letër dhe një dokument burimor për udhëheqësit e Kishës në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. Dokumenti përfshin udhëzime të përditësuara për mënyrën se si peshkopët dhe presidentët e kunjeve duhet t’i këshillojnë viktimat e abuzimit seksual dhe se si duhet të kryejnë intervista me anëtarët e Kishës.

Ndryshimet në kampin e Të Rejave. Ndryshimet në programin e Kishës për kampin e Të Rejave, përfshirë një udhëzues të ri për kampin që do të njoftohet në muajt e ardhshëm, përfshijnë heqjen e certifikimit dhe theksimin e të rejave si udhëheqëse.

Me synimin që të jetë “i zbatueshëm botërisht” për të rejat që jetojnë në të gjitha zonat e botës, Young Women Camp Guide [Udhëzuesi i ri për Kampin e Të Rejave] është aktualisht në dispozicion në anglisht (dhe do të jetë edhe në 23 gjuhë të tjera) si burim për presidencat e Të Rejave, specialistet e kampit dhe udhëheqëset e kampit të të rejave te youngwomen.lds.org.

Dorëzimet muzikore. Ndryshimet e kohës së fundit në procesin e dorëzimit të muzikës e bëjnë tani të shpejtë dhe të lehtë për anëtarët që t’i dorëzojnë Kishës muzikë të shenjtë origjinale. Muzika mund të dorëzohet tek apps.lds.org/artcomp.

Kanali me material filmik “How To” [“Si Të”]. Kisha ka filluar një kanal të ri në YouTube të quajtur “How To” [“Si Të”] që siguron ndihmë të thjeshtë praktike për sfidat e vërteta të jetës. I ndërtuar si një “kanal i vetëm për të gjetur ndihmën që ju nevojitet kur t’ju nevojitet”, kanali aktualisht ka më shumë se 600 materiale filmike të përzgjedhura sipas nëntë kategorive, secila me lista të shumta të materialeve filmike në një larmi temash që lidhen me sfidat, në gjuhën angleze, me një pjesë të përmbajtjes në spanjisht dhe portugalisht. Kontrollojeni te HowTo.lds.org.

Përkthimet e shkrimeve të shenjta. Kisha ka shpallur projekte të planifikuara të përkthimeve për 34 gjuhë të tjera, duke shtuar një proces të ri që do t’i lejojë individët të studiojnë pjesë paraprake të përkthimeve përpara botimit të përkthimeve përfundimtare, gjë që do të thotë se anëtarët do të kenë mundësi përdorimi më të hershme të shkrimeve të shenjta në gjuhën e tyre.