2018
Plaku Karlos A. Godoi
maj 2018


Plaku Karlos A. Godoi

Presidenca e Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Karlos A. Godoi

Nga fundi i viteve 1980, Plaku Karlos A. Godoi sapo ishte liruar nga detyra si peshkop. Ai gjithashtu ishte diplomuar në kolegj, po punonte për një kompani të suksesshme dhe mendonte se jeta nuk mund të bëhej më e mirë – derisa një mik i vjetër i erdhi për vizitë.

Ai mik e përgëzoi, por më pas i bëri një pyetje që e la të pështjelluar: “Nëse vazhdon të jetosh në mënyrën si po jeton, a do t’i përmbushësh bekimet e premtuara në bekimin tënd patriarkal?”

Plaku Godoi e kuptoi se kishte nevojë të bënte ndryshime nëse dëshironte t’i merrte të gjitha bekimet që i ishin premtuar. Pavarësisht se ishte i kënaqur, vendosi të ndiqte studimet pasuniversitare. E la punën, shiti gjithçka që zotëronte, dhe së bashku me familjen e vet, u largua nga gjithçka që e njihte në Brazil, dhe ndoqi shkollën në Shtetet e Bashkuara.

Plaku Godoi, i thirrur në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve më 31 mars 2018, tha se kjo përvojë i mësoi atij shumë rreth mirëbesimit në planin e Zotit dhe të qenit i gatshëm për ta lënë zonën e tij të rehatisë.

“Unë e di se Zoti ka një plan për ne në këtë jetë”, dëshmoi ai në konferencën e përgjithshme të tetorit 2014. “Ai na njeh. Ai e di se ç’është më e mir[a] për ne. Vetëm ngaqë gjërat po shkojnë mirë, nuk do të thotë se nuk duhet që herë pas here të marrim parasysh nëse mund të ketë diçka më të mirë.”

Plaku Godoi u mbështet si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë më 5 prill 2008. Ai po shërben si President i Zonës Veriperëndimore të Amerikës së Jugut dhe do ta zërë vendin e tij në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve më 1 gusht 2018.

Përpara thirrjes së tij në Të Shtatëdhjetët, Plaku Godoi punonte si administrator i burimeve njerëzore për dy korporata të mëdha, përpara se të hapte kompaninë e vet të këshillimit. Ai mori një diplomë universitare për shkenca ekonomike dhe politike në Universitetin Katolik Pontifikal të San‑Paolos në vitin 1987 dhe një diplomë pasuniversitare për sjelljen organizative në Universitetin “Brigam Jang” në 1994‑ën.

Plaku Godoi ka shërbyer si misionar kohëplotë në Misionin e Brazilit, San‑Paolo Jugor, si peshkop, këshilltar i lartë, veprues krahinor i mirëqenies, I Shtatëdhjetë Zonal dhe president i Misionit të Brazilit, Belem.

U lind në Porto‑Alegre të Brazilit më 4 shkurt 1961. Ai u martua me Monika Soares Brandaon në mars të vitit 1984 dhe kanë katër fëmijë.