2018
Përse Kemi Mbledhje të Kuorumit dhe të Shoqatës së Ndihmës?
maj 2018


Përse Kemi Mbledhje të Kuorumit dhe të Shoqatës së Ndihmës?

Në këto ditë të fundit, Perëndia i ka rivendosur priftërinë, kuorumet e organizuara të priftërisë dhe Shoqatën e Ndihmës për të ndihmuar në përmbushjen e veprës së Tij për shpëtimin. Për shkak të kësaj, çdo të diel kur mblidhemi në mbledhjet e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës, ne diskutojmë dhe planifikojmë se çfarë do të bëjmë që të ndihmojmë në përmbushjen e veprës së Perëndisë. Që të jemi të efektshëm, këto mbledhje kanë nevojë të jenë më shumë sesa orë mësimore. Ato janë mundësi për t’u këshilluar rreth punës së shpëtimit, për të mësuar së bashku rreth asaj pune nga mësimet e udhëheqësve të Kishës dhe për të planifikuar e për t’u organizuar që ta përmbushim atë.