2018
Plaku Takashi Uada
maj 2018


Plaku Takashi Uada

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Pamja
Plaku Takashi Uada

Një ditë të ftohtë nëntori, një pyetje nga një misionar amerikan që kërkonte rrugën për te posta vendore, e zuri në befasi Takashi Uadën.

15‑vjeçari ishte paralajmëruar nga babai i tij që t’iu shmangej mormonëve, të cilët ishin duke u takuar me njerëz në rrugët e Naganos në Japoni, vetëm tri minuta larg shtëpisë së tyre. Por Takashit i bëri përshtypje japonishtja e misionarit amerikan.

Disa ditë më vonë, një tjetër misionar e ndaloi Takashin. Nuk kishte qenë në Japoni për shumë kohë. Me një japonishte të çalë ai u përpoq të tregonte historinë e Jozef Smithit.

Takashi nuk e kuptoi gjithçka, “por e ndjeva se duhej të dëgjoja”, sjell ndërmend ai.

Misionarët i mësuan atij hapat e lutjes dhe mësimet. Ai i frekuentoi mbledhjet e Kishës dhe u prek nga dëshmitë e anëtarëve vendorë. Duke u ndier i detyruar prej gjërave që priteshin nga familja e tij budiste, Takashi vazhdoi t’u thoshte misionarëve: “Nuk mund të bashkohem me Kishën, por do të më pëlqente të mësoja më shumë”.

Dy vjet më vonë, përpara se Takashi të largohej për të studiuar në Shtetet e Bashkuara në moshën 17‑vjeçare, prindërit e tij e dhanë pëlqimin dhe ai u bashkua me Kishën.

Plaku Uada, i cili u lind më 5 shkurt 1965 nga Kenzo dhe Kazuko Uada, mori një diplomë universitare për gjuhësi në vitin 1990 dhe një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në vitin 1996, që të dyja në Universitetin “Brigam Jang”.

Ai shërbeu në një mision në Misionin e Jutës, Solt‑Lejk‑Siti Verior dhe u martua me Najomi Uenon më 18 qershor 1994 në Tempullin e Tokios në Japoni. Çifti ka dy djem.

Karriera e Plakut Uada përfshiu disa pozita me korporata ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe në Japoni, si edhe detyrën e drejtorit për çështjet materiale për Kishën në Zonat Perëndimore e Veriperëndimore të Amerikës së Veriut dhe Zonën Veriore të Azisë.

Plaku Uada është një ish‑peshkop, ish‑këshilltar i lartë dhe ish‑mësues seminari. Ai shërbeu si president i Misionit të Japonisë, Tokio Jugore nga viti 2013 deri në 2016. U mbështet si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë më 31 mars 2018.