2018
Kuorumet e Ristrukturuara
maj 2018


Kuorumet e Ristrukturuara

Grupi i priftërinjve të lartë dhe kuorumi i pleqve të lagjes (ose të degës), tani do të bashkohen në një kuorum të pleqve shpalli Presidenti Rasëll M. Nelson gjatë sesionit të priftërisë në konferencën e përgjithshme. Presidenca e kunjit do të vazhdojë të shërbejë si presidencë e kuorumit të priftërinjve të lartë të kunjit, por ai kuorum do të përfshijë priftërinj të lartë që po shërbejnë aktualisht në presidencën e kunjit, në peshkopata, në këshillin e lartë dhe si patriarkë veprues.

Kuorumi i pleqve do të udhëhiqet nga një presidencë që mund të përbëhet nga pleq dhe priftërinj të lartë. Presidenti i kuorumit të pleqve do t’i raportojë presidentit të kunjit dhe do të takohet rregullisht me peshkopin. Detyrat e priftërisë do të mbeten të njëjta. Presidenca e tanishme e kuorumit të pleqve të lagjes (ose të degës) dhe udhëheqja e grupit të priftërinjve të lartë do të lirohen nga detyrat dhe presidenti i kunjit do të thërrasë një presidencë të re të kuorumit të pleqve.