2018
Liza L. Harknes
maj 2018


Liza L. Harknes

Këshilltare e Parë, Presidenca e Përgjithshme e Fillores

Pamja
Liza L. Harknes

Liza L. Harknes gjithmonë ka pasur dashuri për të mësuar dhe për botën përreth saj, diçka që ajo e mori prej prindërve të saj. Ajo ka studiuar për shkenca politike dhe madje mësoi se si të mbante në duar zvarranikë ndërkohë që punonte në Muzeun e Shkencës së Jetës “Monti L. Bin” gjatë kohës së saj në Universitetin “Brigam Jang” – përfshirë gjarpërinjtë.

“Ata kanë personalitete, besojeni apo jo”, tha ajo. “Ishte njëri që më njihte çdo herë që e mbaja.” Hauardi, një gjarpër boa shtrëngues me bisht të kuq, do të zvarritej mbi supin e saj, përdridhej rreth qafës së saj dhe e vendoste kokën e vet mbi të sajën, ndërkohë që ajo u jepte mësim grupeve që kishin ardhur në muze.

Edhe tani ajo ende mund të dallojë e përcaktojë një larmi gjarpërinjsh – për aq sa ata nuk i fishkëllejnë.

Motra Harknes u lind në Los Anxhelos të Kalifornisë në SHBA nga Ronald dhe LëRe Longu më 13 janar 1965. Më e madhja e pesë fëmijëve, ajo dhe familja e saj ishin “gjithmonë gati për aventura, për të qenë në natyrë dhe për të eksploruar botën”. Ajo tha se ngaqë gjithmonë mund t’u bënte pyetje prindërve të saj, “tërësisht e besoja dhe e mirëbesoja se mund të shkoja tek Ati Qiellor dhe të gjeja përgjigje”.

Pasi shërbeu në një mision spanjishtfolës në Misionin e Luizianës, Baton‑Ruzh, Motra Harknes mbaroi UBJ‑në me një diplomë universitare për shkenca politike dhe si dytësore mësimdhënien. Ajo u martua me Dejvid S. Harknesin më 22 prill 1988 në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata kanë pesë fëmijë dhe dy nipër e mbesa.

Motra Harknes – e cila u thirr si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores më 31 mars 2018 – gjithashtu ka shërbyer si anëtare e kryesisë së përgjithshme të Fillores, si presidente e Të Rejave të kunjit, presidente e Shoqatës së Ndihmës së lagjes, këshilltare në presidencën e Të Rejave të lagjes, këshilltare e Trëndafileve, drejtuese e kampit të Të Rejave, drejtuese e historisë familjare të kunjit, këshilltare e historisë familjare të lagjes dhe mësuese e Doktrinës së Ungjillit.

Ajo gjithashtu ka qenë vullnetare në shoqatën vendore të prindërve dhe mësuesve, këshillin e komunitetit, Simfoninë e Jutës dhe Festivalin e Tregimit të Historive në Timpanogos të Jutës, si edhe me qeverinë vendore në pozicione të ndryshme.