Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Zgjidhini Problemet


“6: Themeli Im: Zgjidhini Problemet”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“6: Themeli Im: Zgjidhini Problemet”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Themeli Im: Zgjidhini Problemet – Koha Maksimale: 20 Minuta

Raportoni:

Tregojini shkurtimisht grupit një detyrë të vështirë që ishit në gjendje ta përfundonit javën e kaluar.

Përsiatni:

Përse Ati Qiellor lejon që të përballemi me probleme dhe sfida?

Shihni:

Një Kamion më i Madh?” në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar për “A Bigger Truck?” [“Një Kamion më i Madh?”].)

Një Kamion më i Madh?

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexoni këtë skenar.

Pamja
foto ekrani nga materiali filmik

Presidenti Dallin H. Ouks:

“Dy burra formuan një ortakëri. Ata ndërtuan një depo anës një rruge të rrahur. Siguruan një kamion dhe shkuan me të në fushën e një fermeri, ku blenë një ngarkesë të plotë me shalqinj, për një dollar kokrrën. Ata e çuan kamionin e ngarkuar në barakën e tyre buzë rrugës, ku i shitën shalqinjtë me një dollar kokrrën.

Shkuan përsëri te fusha e fermerit dhe blenë një ngarkesë tjetër të plotë me shalqinj, për një dollar kokrrën. Duke i shkarkuar në anë të rrugës, ata e shitën sërish një shalqi me një dollar kokrrën. Teksa u kthyen sërish te fusha e fermerit për të marrë një ngarkesë tjetër, njëri nga ortakët i tha tjetrit: ‘Ne nuk po fitojmë shumë para me këtë biznes, apo jo?’ ‘Jo, nuk po fitojmë’, u përgjigj ortaku i tij. ‘A mendon se na duhet një kamion më i madh?’”

(“Focus and Priorities”, Ensign, maj 2001, f. 82.)

Diskutoni:

Cili është problemi i vërtetë në këtë histori? Cilat janë disa nga mundësitë për të dy burrat?

Lexoni:

Fragmentin vijues të shkrimit të shenjtë dhe thënien nga Plaku Hejls:

“Vër re, ti nuk ke kuptuar; ke menduar se do të ta jap atë, kur ti nuk e more mundimin as për të më pyetur.

Por, vër re, unë të them se ti duhet ta studiosh atë tërësisht në mendjen tënde; më pas ti duhet të më pyesësh nëse është e drejtë dhe nëse është e drejtë, unë do të bëj që kraharori yt do të digjet përbrenda; si rrjedhim, do ta ndiesh që është e drejtë.

Por nëse nuk është e drejtë, ti nuk do të kesh ndjenja të tilla, por do të kesh një mpirje të mendimit që do të të bëjë ta harrosh gjënë që është e gabuar” (Doktrina e Besëlidhje 9:7–9).

“Zoti pret nga ne që të ndihmojmë për zgjidhjen e vetë problemeve tona. … Ne jemi qenie njerëzore që mendojmë e arsyetojmë. Ne kemi aftësinë t’i shquajmë nevojat tona, të planifikojmë, të vendosim synime dhe t’i zgjidhim problemet tona” (Robert D. Hales, “Every Good Gift”, New Era, gusht 1983, f. 8, 9).

Lexoni:

Fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë:

“Dhe tani, në qoftë se Zoti ka fuqi kaq të madhe dhe ka bërë kaq shumë mrekulli mes fëmijëve të njerëzve, si është e mundur që ai nuk mund të më udhëzojë që unë të ndërtoj një anije?” (1 Nefi 5:51.)

“Tani, unë, Nefi, nuk i punova trarët sipas mënyrës që mësohej nga njerëzit, as nuk e ndërtova anijen sipas mënyrës së njerëzve; por e ndërtova atë sipas mënyrës që Zoti më tregoi; prandaj ajo nuk ishte sipas mënyrës së njerëzve.

Dhe unë, Nefi, shkova në mal shpesh dhe iu luta Zotit shpesh; prandaj Zoti më tregoi gjëra të mëdha” (1 Nefi 18:2–3).

Diskutoni:

Në ç’mënyrë ishte në gjendje Nefi ta ndërtonte një anije?

Zotohuni:

Do të veproj sipas hapave që i diskutuam te veprimtaria për të punuar me problemin tim. (Mbani mend, mos hiqni dorë! Duhet kohë për t’i zgjidhur problemet e për të bërë ndryshime.)