Manualet e Fillores
Mësimdhënia për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara


Mësimdhënia për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara

Shpëtimtari mësoi: “Të gjithë fëmijët e tu do të mësohen nga Zoti; dhe e madhe do të jetë paqja e fëmijëve të tu” (3 Nefi 22:13).

Udhëheqëset e Fillores kanë një përgjegjësi të rëndësishme që t’ua mësojnë ungjillin e Jezu Krishtit të gjithë fëmijëve, duke përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Fillorja është një vend ku çdo fëmijë duhet të mirëpritet, ta duan, të edukohet dhe të përfshihet. Në këtë atmosferë është më e lehtë që të gjithë fëmijët ta kuptojnë dashurinë e Atit tonë Qiellor e të Jezu Krishtit dhe të ndiejnë e të jenë të vetëdijshëm për ndikimin e Frymës së Shenjtë.

Çdo fëmijë është i çmuar për Perëndinë. Secili ka nevojë për dashuri, respekt dhe mbështetje.

Këshillohuni me të tjerë ndërsa punoni për plotësimin e nevojave të fëmijëve në Filloren tuaj që kanë aftësi të kufizuara.

  1. Këshillohuni me prindërit e fëmijës. Prindërit zakonisht e njohin më mirë se kushdo tjetër fëmijën e tyre. Ata mund t’ju mësojnë lidhur me mënyrën e plotësimit të nevojave të tij apo të saj, kohëzgjatjen e vëmendjes dhe mënyrat e parapëlqyera të të mësuarit. Për shembull, disa fëmijë përgjigjen veçanërisht mirë ndaj muzikës, disa ndaj historive, figurave, shkrimeve të shenjta apo lëvizjes. Përdorni një larmi metodash mësimdhënieje, duke u siguruar që të përfshini edhe mënyrat me të cilat çdo fëmijë të mësojë më së miri.

    Pamja
    shenjat pamore

    Disa fëmijë me aftësi të kufizuara reagojnë mirë ndaj shenjave pamore. Përdorni shenja siç janë ato që tregohen këtu, për t’u treguar se kur është koha e lutjes, koha e qetësisë dhe koha e të kënduarit.

    Figurat mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

    Klikoni këtu për figurat.

  2. Këshillohuni me udhëheqëse dhe mësuese të tjera të Fillores. Lutuni dhe punoni së bashku për gjetjen e mënyrave që e ndihmojnë çdo fëmijë të mësojë ungjillin e Jezu Krishtit dhe të ndiejë se e duan.

  3. Këshillohuni me këshillin e lagjes. Udhëheqësit e priftërisë dhe të organizatave të tjera ndihmëse mund të kenë ide se si të ndihmohen fëmijët me nevoja të veçanta. Në një lagje, një grup i priftërinjve të lartë ofroi të siguronte një “gjysh për Filloren”, për t’u ulur çdo javë me një djalë të vogël që kishte autizëm. (Idealisht, ky do të ishte i njëjti person çdo javë.) Kjo e ndihmoi djalin të përqendrohej në mësim e të ndiente se e donin.

Plaku M. Rasëll Ballard na ka mësuar: “Qartazi, atyre prej nesh që u janë besuar fëmijët e çmuar, u është dhënë një përgjegjësi e shenjtë e fisnike, sepse ne jemi ata që Perëndia i ka caktuar t’i rrethojnë fëmijët me dashuri e me zjarrin e besimit dhe me një kuptim se cilët janë ata” (“Great Shall Be the Peace of Thy Children”, Ensign, prill 1994, f. 60).

Pamja
fëmijë