Manualet e Fillores
Si Përdoret Muzika në Fillore


Si Përdoret Muzika në Fillore

Qëllimi i muzikës në Fillore është t’u mësojë fëmijëve ungjillin e Jezu Krishtit. Këngët e Fillores e bëjnë nxënien e ungjillit më të gëzueshme, ftojnë Shpirtin dhe krijojnë një atmosferë nderimi që është ideale për të mësuar (shih Handbook 2: Administering the Church [Manuali 2: Administrimi i Kishës] [2010], 11.2.4).

Kur përgatiteni t’u mësoni një këngë fëmijëve pyesni veten: Si mund ta tërheq dhe ta mbaj vëmendjen e fëmijëve? Çfarë pyetjesh mund t’u drejtoj fëmijëve që t’i ndihmoj ata ta kuptojnë mesazhin e ungjillit të këngës? Çfarë metodash mund të përdor për t’ua mësuar këtë këngë? Në vijim keni disa metoda që mund t’i provoni. Shembujt do t’ju ndihmojnë t’u mësoni fëmijëve këngët e sugjeruara në këtë orientues. Për ide shtesë, shihni seksionin e Fillores Serving in the Church [Shërbimi në Kishë] në adresën LDS.org dhe seksionet “Si Përdoret Muzika në Fillore” tek orientuesit e viteve 2015, 2016, 2017.

Theksoni parimet e ungjillit në këngë.

Mbajini parasysh idetë vijuese ndërsa u mësoni këngën “Families Can Be Together Forever” [“Familjet Mund të Jenë së Bashku Përgjithmonë”] (CS, f. 188). Kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë për të gjetur një pjesë të planit të Atit Qiellor ndërsa këndoni strofën e parë të këngës dhe të ngrihen në këmbë kur ta dinë se cila është (familja). Ftojini fëmijët ta këndojnë atë strofë me ju. Vini në dukje që meloditë e frazave “këtu në tokë” dhe “i mirë me mua” ndjekin të njëjtin model dhe kërkojuni fëmijëve t’i këndojnë ato fjalë. Kërkojuni atyre të dëgjojnë pjesën tjetër të këngës për të zbuluar se sa gjatë mund ta jetojnë jetën me familjen e tyre. Këndoni strofën e dytë duke theksuar fjalët “gjatë gjithë përjetësisë”. Ftojini fëmijët ta këndojnë atë strofë me ju dhe më pas, këndojini të dyja strofat së bashku. Kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë për të gjetur një fjalë tjetër që do të thotë “gjatë gjithë përjetësisë” në refren. Këndoni këngën “Familjet mund të jenë së bashku përgjithmonë” dhe bëjini ata ta përsërisin pas jush. Këndoni dhe bëjini ata të përsërisin fjalët: “Nëpërmjet planit të Atit Qiellor”. Pyesni se cili është plani i Atit Qiellor, duke u kujtuar fëmijëve se Ai dëshiron që ata të martohen në tempull dhe të kenë familjet e tyre të përjetshme. Përfundoni mësimdhënien e refrenit duke kënduar frazat dhe duke i ftuar fëmijët t’i përsërisin ato.

Pamja
udhëheqësja e muzikës duke kënduar

Për t’i ndihmuar fëmijët që të mësojnë melodinë e një kënge, “mbajeni dorën në pozicion horizontal dhe ndërkohë që i këndoni fjalët, ngrijeni dorën lart për të treguar notat më të larta dhe uleni dorën për të treguar notat më të ulëta”.

Përdorni sende ilustruese për t’i ndihmuar fëmijët t’i mësojnë dhe t’i mbajnë mend fjalët.

Pamja
muzika

Sendet ilustruese mund t’i gjeni te sharingtime.lds.org

Mbajini parasysh idetë vijuese ndërsa u mësoni fëmijëve këngën “Në prani të Shpëtimtarit” (në faqen “00” (28) të këtij orientuesi):

  • Bëni një shirit të shkruar për çdo frazë të këngës dhe gjeni një figurë që përfaqëson secilin prej shiritave të shkruar. Vendosini figurat në një anë të klasës dhe shiritat e shkruar në anën tjetër. Diskutoni me fëmijët rreth mënyrës se si mund të veprojnë ata ndryshe nëse do të mund ta shikonin Shpëtimtarin të qëndronte pranë tyre. Këndojeni këngën dhe kërkojuni fëmijëve t’i lidhin figurat me fjalët.

  • Bëjini fëmijët ta këndojnë këngën me ju ndërsa ju i tregoni figurat me gisht.

  • Jepini çdo klase një frazë që ta këndojnë duke qëndruar në këmbë dhe pastaj ndryshojini frazat derisa çdo klasë ta ketë kënduar çdo frazë nga një herë.

Përdorni veprime të përshtatshme për t’i angazhuar fëmijët e për t’i ndihmuar ata ta mbajnë mend këngën.

Mbajini parasysh idetë vijuese ndërsa u mësoni fëmijëve këngën “My Heavenly Father Loves Me” [“Ati Im Qiellor më Do”] (CS, f. 228–229). Pyetini fëmijët se si e kanë treguar ata dashurinë e tyre për pjesëtarët e familjes. Pyesni si e ka treguar Ati Qiellor dashurinë e Tij për ta. Shpjegoni se Ai e krijoi këtë botë të bukur për ta sepse i do ata. Këndojuani këngën fëmijëve duke ndalur një e nga një te çdo frazë dhe ftojini ata ta këndojnë atë me ju ndërkohë që ju interpretoni çdo pjesë: këngën e zogjve, shikimin drejt qiellit, rënien e shiut në fytyrat e tyre e kështu me radhë. Për vargun e dytë, ftojini ata të bëjnë veprime të tilla si të tregojnë me gisht sytë, të bëjnë sikur janë flutura dhe t’i mbledhin duart prapa veshëve. Ftojini ata të përqafojnë veten ndërsa këndojnë frazën “Ai më dha jetën”, të prekin kokën (“mendjen”), të vënë duart në zemër (“zemrën”) dhe të ulin kokën e t’i përthyejnë krahët (“e falënderoj atë me nderim”). Kërkojuni atyre t’i vendosin duart prapa veshëve ndërsa këndojnë frazën “Po, e di se Ati Qiellor më do”.

Pamja
fëmijë duke kënduar