Manualet e Fillores
Qershor: Unë do ta Ndjek Planin e Atit Qiellor duke u Pagëzuar dhe duke u Konfirmuar


Qershor

Unë do ta Ndjek Planin e Atit Qiellor duke u Pagëzuar dhe duke u Konfirmuar

“Ejani tek unë, dhe pagëzohuni në emrin tim, që të merrni një heqje të mëkateve tuaja dhe të mbusheni me Frymën e Shenjtë” (3 Nefi 30:2).

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra 1) për të dalluar doktrinën, 2) për t’i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë dhe 3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Unë do ta ndjek Jezu Krishtin duke u pagëzuar e konfirmuar dhe duke mbajtur besëlidhjet e mia të pagëzimit.

Përpara mësimit të Fillores, prisni dy gjurmë të mëdha këmbësh nga letra me ngjyra të ndryshme. Shkruani te njëra “duke u pagëzuar e konfirmuar” dhe te tjetra “dhe duke mbajtur besëlidhjet e mia të pagëzimit”. Përgatitni disa gjurmë më të vogla këmbësh në të dyja ngjyrat. Shkruani një nga të mëposhtmet në çdo gjurmë këmbe me ngjyrën e parë: 8 vjeç, pendohem, intervistë me peshkopin, zhytje, autoritet i priftërisë, besëlidhje, veshje e bardhë, Fryma e Shenjtë. Në çdo gjurmë të vogël këmbe me ngjyrën e dytë, shkruani një prej standardeve te “Standardet e Mia Ungjillore”. Shpërndajini në mënyrë rastësore gjurmët e vogla të këmbëve përreth dhomës.

Dalloni doktrinën: Shkruani në tabelë: “Unë do ta ndjek Jezu Krishtin duke …” Vendosini gjurmët e mëdha të këmbëve në tabelë, një e nga një dhe lexojini ato së bashku. Shpjegoni se në planin e Atit Qiellor ka disa hapa të nevojshëm. Nëse nevojitet, ndihmojini fëmijët të kuptojnë se çfarë është një besëlidhje pagëzimi.

Pamja
tabela

Gjurmët e këmbëve mund t’i gjeni te sharingtime.lds.org

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin (duke luajtur një lojë bashkërenditjeje): Kërkojini një fëmije që të gjejë një nga gjurmët e këmbëve me ngjyrën e parë. Kërkojini atij apo asaj që të lexojë fjalën ose shprehjen te gjurma e këmbës dhe ta vendosë atë në tabelë poshtë gjurmës së madhe korresponduese. Pyetini fëmijët se çfarë lidhjeje ka kjo me pagëzimin e konfirmimin. Përsëriteni me të gjitha gjurmët e këmbëve që kanë ngjyrën e parë.

Kërkojini një fëmije që të gjejë një gjurmë këmbe me ngjyrën e dytë. Kërkojini atij apo asaj që të lexojë fjalën ose shprehjen te gjurma e këmbës dhe ta vendosë atë në tabelë poshtë gjurmës së madhe korresponduese. Diskutoni se si do t’i ndihmojë fëmijët të jetuarit e standardit të ungjillit të renditur te gjurma e këmbës për t’i mbajtur besëlidhjet e tyre të pagëzimit. Përsëriteni me gjurmët e tjera të këmbëve.

Java 2: Nëse jetoj denjësisht, Fryma e Shenjtë do të më ndihmojë të zgjedh të drejtën.

Dalloni doktrinën (duke kënduar një këngë): Pyetini fëmijët se çfarë dhurate na bëhet pasi pagëzohemi. Këndoni strofën e dytë të këngës “The Holy Ghost” [“Fryma e Shenjtë”] (CS, f. 105). Përpara se të këndoni ju, kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë për të gjetur përgjigjen e pyetjes vijuese: Çfarë na ndihmon të bëjmë Fryma e Shenjtë? Ndihmojini fëmijët që të kuptojnë se zëri i qetë e i vogël është Fryma e Shenjtë dhe se Ai na ndihmon të zgjedhim të drejtën.

Nxitni të kuptuarit (duke parë një mësim me sende): Shpjegoni se ne duhet të mësojmë t’i dëgjojmë nxitjet e Frymës së Shenjtë duke u kushtuar vëmendje mendimeve në mendjet tona dhe ndjenjave në zemrat tona (shih DeB 8:2). Bëjeni një fëmijë të vendosë një monedhë brenda një kavanozi të qelqtë dhe ta tundë. Lërini fëmijët të vëzhgojnë se sa qartë mund ta dëgjojnë tingullin. Vëreni një fëmijë që të shtojë në kavanoz nga një lugë baltë, oriz, rërë ose toptha pambuku. Pas çdo luge, vëreni një fëmijë që ta tundë përsëri kavanozin dhe lejojini fëmijët të bëjnë komente rreth mënyrës se si ndikon kjo te tingulli. Vazhdoni të shtoni material derisa fëmijët të mos munden ta dëgjojnë monedhën. Krahasojeni këtë me vështirësinë e dëgjimit të Frymës së Shenjtë kur jeta jonë është e mbushur me hutime apo mëkate. Zbrazeni kavanozin dhe tregoni se sa qartë mund të dëgjohet monedha sërish. Dëshmoni se mbajtja e urdhërimeve dhe pendimi për mëkatet tona na ndihmon të dëgjojmë Frymën e Shenjtë.

Pamja
një fëmijë duke tundur një kavanoz të mbushur me baltë

Lidhja e doktrinës me një send ilustrues do t’i ndihmojë fëmijët që ta mbajnë mend mësimin që po jepet.

Nxitni zbatimin (duke shkëmbyer ide): Ndajini fëmijët në grupe dhe vëreni secilin grup që të kalojë dorë më dorë një send të vogël ndërkohë që këndoni ose thoni fjalët e këngës “The Holy Ghost” [“Fryma e Shenjtë”]. Ndaloni rastësisht dhe bëjeni çdo fëmijë që po mban një send në dorë, të thotë një gjë që ai/ajo mund të bëjë që ta dëgjojë më qartë Frymën e Shenjtë. Përfundojeni duke kënduar së bashku këngën “The Holy Ghost” [“Fryma e Shenjtë”].

Java 3: Kur marr sakramentin unë rinovoj besëlidhjet e mia të pagëzimit.

Dalloni doktrinën (duke parë figura): Paraqitni një figurë pagëzimi dhe një figurë sakramenti dhe pyesni se ç’lidhje kanë dy figurat me njëra-tjetrën. Kujtojuni fëmijëve se ne bëjmë besëlidhje me Atin Qiellor kur pagëzohemi dhe shpjegoni se, kur marrim sakramentin, ne rinovojmë besëlidhjet tona të pagëzimit.

Nxitni të kuptuarit (duke dëgjuar e diskutuar): Ftojini fëmijët të tregojnë me gisht ose njëri-tjetrin ose qiellin për të përcaktuar se kush po e bën premtimin ndërsa ju lexoni frazat vijuese nga lutja e sakramentit (shih DeB 20:77): “të marrin mbi vete emrin e Birit tënd”; “gjithmonë ta kujtojnë atë”; “të zbatojnë urdhërimet”; “të kenë gjithmonë Shpirtin e tij me ta”. Diskutoni kuptimin e secilës frazë.

Nxitni zbatimin (duke bërë veprime): Kërkojuni fëmijëve që të mendojnë për një veprim që t’u kujtojë atyre çdonjërën nga pjesët e besëlidhjes që dëgjojmë në lutjen e sakramentit, të tilla si vendosja e dorës në zemër (të marrin mbi vete emrin e Birit tënd); të tregojnë me gisht ballin e tyre (gjithmonë ta kujtojnë atë); hapja e duarve si libër (të zbatojnë urdhërimet); dhe mbështjellja e krahëve rreth vetes (të kenë gjithmonë Shpirtin e tij me ta). Përsëritini disa herë që të katërta premtimet me veprimet. Nxitini fëmijët që t’i rishikojnë këto veprime në mendjen e tyre kur të dëgjojnë lutjet e sakramentit.

Pamja
fëmijë duke bërë veprime

Java 4: Kur pendohem, unë mund të falem.

Dalloni doktrinën (fjalë të ndara): Kërkojuni fëmijëve të shpjegojnë kuptimin e fjalëve pendohem dhe falem. Jepini çdo klase një zarf që të ketë brenda fjalët vijuese, secila prej fjalëve në një copë të veçantë letre: Kur, pendohem, unë, mund, të, falem. Ftojeni secilën klasë që t’i vendosë fjalët në rendin e duhur. Kur të kenë mbaruar, bëjini të gjithë fëmijët që ta përsërisin fjalinë njëzëri.

Nxitni të kuptuarit (duke interpretuar me role një histori nga shkrimet e shenjta): Tregoni historinë e djalit plangprishës (shih Lluka 15:11–24) me fjalët tuaja, duke përdorur sa më shumë veprime të mundeni (për shembull, ngrini dy gishta për të përfaqësuar dy bij dhe fërkoni stomakun për të përfaqësuar urinë). Ftojini fëmijët që ta dëgjojnë historinë dhe të kopjojnë në heshtje veprimet tuaja. Paraqitni një figurë që përfaqëson djalin plangprishës, dhe pyesni se si ngjan babai në këtë histori me Atin tonë Qiellor. Shpjegoni se njësoj si babai, Ati ynë Qiellor na do dhe dëshiron që ne të kthehemi tek Ai; Ai do të na falë për të gjitha gabimet tona nëse ne pendohemi.

Nxitni zbatimin (duke lexuar një shkrim të shenjtë): Ftojeni një fëmijë që të lexojë Mosia 26:30. Kërkojuni fëmijëve që të dëgjojnë se sa herë mund të falet dikush. Ftojini ata të mendojnë në heshtje rreth asaj që do të bëjnë herën e ardhshme kur do të bëjnë një gabim.