Manualet e Fillores
Shkurt: Toka u Krijua për Fëmijët e Atit Qiellor


Shkurt

Toka u Krijua për Fëmijët e Atit Qiellor

“Ne do të bëjmë një tokë në të cilën këta të mund të banojnë; dhe ne do t’i provojmë me këtë, për të parë nëse ata do t’i bëjnë të gjitha gjërat që Zoti, Perëndia i tyre, do t’i urdhërojë” (Abraham 3:24–25).

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra 1) për të dalluar doktrinën, 2) për t’i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë dhe 3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Jezu Krishti e krijoi tokën nën drejtimin e Atit Qiellor.

Dalloni doktrinën (duke parë figura): Paraqitni një figurë të tokës dhe pyetini fëmijët se kush e krijoi tokën. Shpjegoni se tokën e krijoi Jezu Krishti nën drejtimin e Atit Qiellor. Pastaj paraqitni një figurë të Jezu Krishtit dhe ftojini fëmijët të thonë: “Jezu Krishti krijoi tokën”.

Nxitni të kuptuarit (duke vizatuar figura): Tregojuni fëmijëve se pjesë e planit të lumturisë së Atit Qiellor qe që do të krijohej një tokë ku ne të mund të merrnim një trup në mënyrë që të mund të rriteshim dhe të mësonim. Vizatoni gjashtë rrathë me numra në tabelë. Ndajini fëmijët në gjashtë grupe dhe kërkojini secilit grup që të lexojë një nga vargjet vijuese të shkrimeve të shenjta për gjashtë ditët e Krijimit: Zanafilla 1:1–5 (dita 1); Zanafilla 1:6–8 (dita 2); Zanafilla 1:9–13 (dita 3); Zanafilla 1:14–19 (dita 4); Zanafilla 1:20–23 (dita 5); Zanafilla 1:24–31 (dita 6). Ftojeni çdo grup që të vijë njëri pas tjetrit përpara klasës, t’u tregojë fëmijëve të tjerë çfarë ndodhi në ditën për të cilën lexoi dhe të vizatojë në rrethin përkatës një figurë që përfaqëson atë ditë. Lexoni së bashku Zanafilla 2:1–3. Rishikojini me fëmijët ato që ndodhën në secilën ditë të Krijimit.

Pamja
ditët e Krijimit

Java 2: Rënia qe pjesë e planit të Perëndisë.

Dalloni doktrinën (duke parë një figurë): Paraqitni një figurë të Adamit dhe Evës. Tregojuni fëmijëve se Adami dhe Eva qenë njerëzit e parë që erdhën në tokë dhe morën trupa; ata u vendosën në një kopsht të quajtur Eden. Shpjegoni se kur ata u larguan nga kopshti, u bë e mundur për ne që të vinim në tokë; largimi i tyre nga kopshti quhet Rënie. Shkruani në tabelë “Rënia qe pjesë e planit të Perëndisë” dhe vërini fëmijët ta thonë atë me ju.

Nxitni të kuptuarit (duke diskutuar për doktrinën): Vizatoni dy rrathë në tabelë dhe emërtojeni njërin bota e shpirtrave dhe tjetrin toka. Shpjegoni se kur Adami dhe Eva qenë në Kopshtin e Edenit, ne ishim në botën e shpirtrave. Paraqitni një figurë me disa fëmijë dhe ngjiteni në tabelë në rrethin e “botës së shpirtrave”. Shpjegoni se pasi Adami dhe Eva u larguan nga kopshti, ne do të vinim në tokë. Ftojeni një fëmijë që ta lëvizë figurën e fëmijëve për te rrethi i “tokës”. Kërkojuni fëmijëve që ta drejtojnë për lart gishtin e madh të dorës nëse mendojnë se Rënia ishte e mirë dhe ftojeni një fëmijë që të shpjegojë arsyen.

Nxitni zbatimin (duke luajtur një lojë bashkërenditjeje): Përgatitni disa çifte frazash të njëjta që përfaqësojnë bekimet që ne përjetojmë gjatë jetës në tokë (për shembull, një trup, familjet, zgjedhjet midis të mirës e të ligës, mundësitë për të mësuar, shëndeti dhe sëmundjet, lumturia dhe trishtimi, gëzimi dhe dhembja). Vendosini letrat të kthyera mbrapsht në tabelë. Ftojini fëmijët që të zgjedhim me radhë dy letra për të parë nëse frazat përputhen. Kur gjendet një çift që përputhet, diskutoni se përse është ai një bekim.

Java 3: Unë jam dërguar në tokë që të marr një trup dhe të vihem në provë.

Pamja
mësuese duke vizatuar skicën e një fëmije në tabelë

Fëmijët mund të jenë ndihmësit tuaj më të mirë ilustrues.

Unë jam dërguar në tokë që të marr një ________ dhe të vihem në provë.

Dalloni doktrinën (duke parë një send ilustrues): Shkruani në tabelë: “Unë jam dërguar në tokë që të marr një ________ dhe të vihem në provë”. Ftojeni një fëmijë që të dalë përpara klasës dhe të vizatojë trupin e tij apo të saj në tabelë ose në një fletë të madhe letre. Kërkojuni fëmijëve t’ju thonë se çfarë është vizatimi (një trup). Plotësojeni vendin bosh dhe bëjini fëmijët që ta thonë fjalinë njëzëri.

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin (duke marrë pjesë në një veprimtari fizike): Bëni një rrotullues që tregon figura të pjesëve të ndryshme të trupit (shih shembullin më poshtë). Diskutoni për disa gjëra që mund të bëjnë trupat tanë, dhe ftojini fëmijët që t’i paraqesin konkretisht ato për ju (për shembull, vërvitja e gishtërinjve, përplasja e këmbëve dhe kthimi nga ana tjetër). Shpjegoni se një arsye përse ne erdhëm në tokë ishte që të vihemi në provë për të parë nëse do t’i përdorim trupat tanë për t’iu bindur mësimeve të Atit Qiellor. Ftojini fëmijët që ta rrotullojnë shigjetën me radhë dhe të tregojnë se si mund ta përdorin pjesën e trupit të treguar nga shigjeta për t’iu bindur Atit Qiellor. (Nëse nuk mund të bëni një rrotullues, tregoni me gisht pjesë të ndryshme të trupit tuaj dhe kërkojuni fëmijëve t’ju thonë se si mund ta përdorin atë pjesë të trupit për t’iu bindur Atit Qiellor.) Ftojini fëmijët të këndojnë këngën “I Have Two Ears” [“Unë Kam Dy Veshë”] (CS, f. 269).

Pamja
rrotullues

Rrotulluesin mund ta gjeni te sharingtime.lds.org

Java 4: Nëse i mbaj urdhërimet, unë mund të jetoj përsëri me Atin Qiellor.

Dalloni doktrinën (duke kënduar një këngë): Shkruani në tabelë: “Nëse i mbaj ____________, unë mund të jetoj përsëri me Atin Qiellor”. Këndoni nën zë melodinë e këngës “Keep the Commandments” [“Mbani Urdhërimet”] (CS, f. 146). Ftojini fëmijët të ngrihen në këmbë kur ta njohin këngën dhe të bashkohen në këndimin nën zë të melodisë. Pyesni: “Çfarë duhet të bëjmë për të jetuar sërish me Atin Qiellor?” Shkruani “urdhërimet” në hapësirën e tabelës. Ftojini fëmijët ta këndojnë këngën me ju.

Nxitni të kuptuarit (duke diskutuar për urdhërimet): Ftojini disa fëmijë që të tregojnë disa rregulla që prindërit e tyre kanë vendosur për ta mbajtur familjen e tyre të sigurt. Pyesni: “Çfarë ndodh kur u bindeni rregullave?” Shkruajini idetë e tyre në tabelë. Shpjegoni se prindërit tregojnë dashuri kur vendosin rregulla. Pyesni: “Çfarë ndodh kur u bindemi urdhërimeve të Atit Qiellor?” Shkruajini në tabelë disa nga komentet e fëmijëve. Shpjegoni se ashtu siç do t’i mbajë të sigurt bindja ndaj rregullave të prindërve, edhe bindja ndaj urdhërimeve të Atit Qiellor do të ndihmojë për t’i mbajtur ata të sigurt. Jepni dëshminë tuaj se nëse u bindemi urdhërimeve, ne do të jemi në gjendje të kthehemi për të jetuar me Të përsëri.

Pamja
chart

Mund ta gjeni tek adresa sharingtime.lds.org

Nxitni zbatimin (duke lexuar shkrimet e shenjta): Jepini secilit fëmijë një laps dhe një copë letre të ndarë në katër pjesë me një nga referencat vijuese të shkrimeve të shenjta të shkruara në secilën pjesë: DeB 1:37, DeB 10:5, DeB 59:9–10 dhe DeB 119:4. Kërkojuni fëmijëve që ta lexojnë çdo shkrim të shenjtë së bashku si klasë, të diskutojnë për urdhërimin që ai përshkruan, dhe të vizatojnë një figurë të atij urdhërimi në letrat e tyre. Kur të mbarojnë, ftojini fëmijët që të tregojnë se si do t’i ndihmojë ata mbajtja e urdhërimeve që të përgatiten për të jetuar sërish me Atin Qiellor.