2020
Rinia
Korrik 2020


Rinia

Pamja
Adriana hugging a friend

Fotografia nga Raul Sandoval

Më shumë se gjithçka, unë dëshiroj të gatuaj. Bëj ëmbëlsira, pasta, biskota të vogla, pjata me mish dhe oriz – vërtet, çdo gjë! Më pëlqen gjithashtu të jap mësim në kishë. Më pëlqen shumë sa herë që më ftojnë të jap mësim në klasën e Të Rejave.

Erdha në konferencën e FSY-së për shkak se kisha një pyetje, për të cilën doja përgjigje. Kam një bursë për të shkuar në kolegj, por ndiej se duhet të shërbej në mision. Nëse shkoj, e humbas bursën. Por nëse qëndroj dhe bëhem mësuese, unë mund të punoj dhe të paguaj për shkollimin tim njëkohësisht. Gjatë FSY-së, një motër foli rreth bekimit të saj patriarkal. Po përgatitem tani që të marr bekimin tim patriarkal dhe shpresoj se kur ta marr atë, do ta di më mirë se çfarë ka planifikuar për mua Ati Qiellor. Më pëlqejnë shumë programet e rinisë dhe FSY-ja, sepse ato e forcojnë rininë. Sepse e vërteta është që të gjithë ne kemi nevojë për paqe.

Për një periudhë pasi u pagëzova, ndalova së shkuari në kishë, pastaj shkova një periudhë, pastaj ndalova sërish së shkuari. Por anëtarët e lagjes më vizituan dhe më ftuan që të vija përsëri. Ata më thanë se Kishën dhe anëtarët i kishte marrë malli dhe kishin nevojë për mua. Vendosa të kthehesha dhe që atëherë kam qenë aktive. E kuptova se sa shumë nevojë kisha për Kishën. Unë mund t’i lutem Atit Qiellor dhe të ndihem mirë dhe mund ta ndiej Shpirtin. Kështu pra, ja tek jam!

Adriana T. (larg majtas), mosha 17 vjeçe, Republika Domenikane