2020
Të Përballesh me të Ardhmen e Pasigurt me Besim
Korrik 2020


Të Rinjtë e Të Rejat në Moshë Madhore

Të Përballesh me të Ardhmen e Pasigurt me Besim

Pamja
young adult looking at two paths

Unë jam planifikuese. Më pëlqen ta di se çfarë të pres nga çdo ditë, që të mund të jem e përgatitur për të. Por, si të përgatitem për të ardhmen kur ajo është kaq e largët dhe e pasigurt?

Jeta është e gjerë. Ka kaq shumë gjëra përpara! Ka kaq shumë gjëra që mund të ndodhin! Ka kaq shumë gjëra që mund të bëj! Nganjëherë mundësitë janë të panumërta.

Dua plot gjëra; një bashkëshort, një punë të mirë, të jetoj jashtë vendit, të kem një mace, të shkruaj një novelë, të mësoj rusisht … por e di gjithashtu se dëshirat dhe synimet ndryshojnë. Përparësitë zhvendosen.

Një përparësi që nuk duhet të zhvendoset kurrë, është zotimi ynë ndaj Perëndisë dhe planit të Tij. Me parashikimin e Tij, ne mund të lundrojmë përmes së ardhmes që është plot me pikëpyetje, sepse Ai do të na ndihmojë t’i gjejmë përgjigjet, hap pas hapi. Ne thjesht duhet të bëjmë zgjedhjen më të mirë që mundemi në çdo hap.

Në këtë pjesë, të rinjtë e të rejat në moshë madhore tregojnë përvojat e tyre vetjake rreth mënyrës se si ata planifikojnë për të ardhmen e tyre me ndihmën e Atit Qiellor dhe se si vazhdojnë përpara me besim kur përballen me kaq shumë pasiguri.

Për sa i përket së ardhmes, ka shumë pikëpyetje, por kjo nënkupton se ka shumë potencial. Edhe ne kemi potencial – potencial hyjnor për t’u bërë si Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti.

Dhe kjo e bën të ardhmen tonë të lavdishme.

Meg Josti