2020
Injatius dhe Adelajde Baidu
Korrik 2020


Portrete Besimi

Injatius dhe Adelajde Baidu

Akra, Ganë

Pamja
Baidoo family reading scriptures together

Injatius dhe Adelaide e kanë parë se si programi i Kishës për shkrim‑leximin dhe theksi tek të mësuarit e ungjillit të përqendruar te shtëpia i kanë bekuar anëtarët e kunjit dhe familjen e tyre.

Kristina Smith, fotografe

Injatiusi:

U përfshiva në programin e shkrim‑leximit të ungjillit si anëtar i presidencës së kunjit. Vizitova një orë mësimore dhe e kuptova se nuk është vetëm për ata që nuk mund të lexojnë e shkruajnë. Është për të gjithë ne që ta kuptojmë më mirë ungjillin e Jezu Krishtit.

Adelajda:

Njoh shumë motra në lagjen tonë që i ka ndihmuar ora mësimore e shkrim‑leximit të ungjillit. Një motër nuk ndihej mirë me veten sepse nuk mund të lexonte, shkruante ose t’i ndihmonte fëmijët e saj për detyrat e shtëpisë. Ajo ndoqi orën mësimore dhe tani është në gjendje të lexojë e ndihmojë. Ajo është shumë e lumtur. Sa herë e shoh, gjithnjë them: “Ky ungjill është njëmend i vërtetë. Ai ua ndryshon dhe ua bekon jetën njerëzve.”

Injatiusi:

Eja, Më Ndiq dhe të mësuarit e ungjillit të përqendruar te shtëpia do t’i ndihmojnë familjet edhe për t’i lexuar shkrimet e shenjta së bashku dhe për të mësuar nga njëri-tjetri.

Guri kyç i fesë sonë është Libri i Mormonit. Këtu në Afrikë, ne të gjithë rritemi me njohuri për Biblën. Sidoqoftë, shumë njerëz, nuk e dinë që Libri i Mormonit përmban të vërteta të qarta dhe të çmueshme. Teksa e përdorim materialin Eja, Më Ndiq për ta studiuar Librin e Mormonit në programin e shkrim‑leximit të ungjillit dhe tek të mësuarit e ungjillit të përqendruar te shtëpia, mësojmë dhe kuptojmë të gjithë informacionin që na nevojitet për të na ndihmuar të përparojmë në këtë jetë.

Adelajda:

Kur u lajmërua në konferencën e përgjithshme të mësuarit e ungjillit i përqendruar te shtëpia, mendova për disa nga anëtarët e lagjes sonë dhe u shqetësova pak. Si do ta bëjnë ata këtë? Mendova. U luta që anëtarët t’i përmbaheshin kësaj zbulese. Unë e di se, nëse ata do ta zbatojnë atë që ka thënë profeti, ajo do t’i ndihmojë ata në shtëpitë e tyre.

Në familjen tonë, ne përpiqemi dhe bëjmë gjithçka që mundemi. Përfshihen të gjithë. Jam shumë e lumtur nga mënyra se si fëmijët e mi e ndihmojnë njëri-tjetrin teksa e lexojmë Librin e Mormonit së bashku. Atyre iu pëlqen shumë Libri i Mormonit. Kemi kaluar shumë mirë duke lexuar dhe dhënë dëshmitë tona së bashku.

Injatiusi:

Presidenti Rasëll M. Nelson ka thënë: “Ekzaltimi është një çështje familjare”1. E dua bashkëshorten dhe fëmijët e mi. Dëshiroj të jem me ta dhe Atin tonë Qiellor përgjithmonë, ndaj nevojitet që ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Adelajda:

Motrat në Shoqatën e Ndihmës po e ndihmojnë njëra-tjetrën gjithashtu. Kur mblidhemi së bashku, ne mendojmë: “Kjo motër ka nevojë për mua” ose, “Unë kam nevojë për të”. Ne ulemi pranë njëra-tjetrës dhe e ndihmojmë njëra-tjetrën ta lexojë, kuptojë dhe tregojë atë që po mëson. Po bëjmë më të mirën për të menduar: “Po të ishte Shpëtimtari këtu, çfarë do të bënte Ai?”

Injatiusi:

Ka një aspekt të programit të shkrim‑leximit të ungjillit që u kërkon studentëve të bëjnë një vizatim të asaj që do të bëjnë për ta përmirësuar të mësuarit e ungjillit dhe studimin e shkrimeve të shenjta. Një vizatim që bëri dikush, portretizonte një familje rreth një tryeze me shkrimet e shenjta përpara duke diskutuar për ungjillin. U preka shumë nga ai. Programi i shkrim‑leximit i ungjillit nuk është vetëm lexim e shkrim. Mjetet pamore mund të na ndihmojnë të mësojmë gjithashtu. Ndonëse mendojmë se dimë gjithçka, mundemi gjithnjë të mësojmë më tepër rreth ungjillit dhe ta rritim dëshminë tonë për Zotin, Jezu Krisht.

Shkrimet e shenjta thonë se ai që është i fortë, duhet ta marrë me vete atë që është i dobët, që edhe ai të mund të forcohet (shih Doktrina e Besëlidhje 84:106). Nëse ka disa që ndiejnë se janë të dobët në ungjill, ne mund t’u japim shërbesë atyre, një nga një, dhe të ndihmojmë për t’i ngritur. Dhënia e shërbesës do të bëjë shumë për të ndihmuar që anëtarët të lartësohen.

Shënim

  1. Rasëll M. Nelson, “Eja, Më Ndiq”, Liahona, maj 2019, f. 89.

Pamja
Baidoo children reading scriptures

Të mësuarit e ungjillit të përqendruar te shtëpia ua ka forcuar dëshmitë bijve të Baidus, Xhejdënit dhe Hubertit. Ata shpesh i udhëheqin diskutimet familjare për ungjillin.

Pamja
Baidoo family singing hymns

Të kënduarit e himneve si familje ndihmon që të sillet Shpirti në mbrëmjet e shtëpisë.

Pamja
Baidoo family praying

Lutja e rregullt familjare e ka bërë shtëpinë e familjes Baidu një vend besimi dhe dashurie.

Pamja
Little girl praying

Injacia ka mësuar rreth rëndësisë së lutjes nga prindërit dhe vëllezërit e saj.

Pamja
Children washing dishes

Ndihma për punët e shtëpisë, së bashku me të mësuarit e ungjillit, e bekon marrëdhënien midis vëllezërve e motrave në familjen Baidu.

Pamja
Mother hugging son

Të mësuarit e ungjillit dhe shërbimi brenda familjes e ka forcuar dashurinë që pjesëtarët e familjes Baidu ndiejnë për njëri-tjetrin dhe i ka bekuar ata në shumë mënyra të tjera.

Pamja
Couple praying together

Lutja si bashkëshort dhe bashkëshorte e ka ndihmuar Injatiusin dhe Adelajden për t’i udhëhequr fëmijët në mënyrat që kanë dhënë mësim profeti dhe apostujt.