2020
Përbërësi i Fshehtë
Korrik 2020


Miku Mikut

Përbërësi i Fshehtë

Përshtatur nga biseda “Gëzimi i Shërbimit Vetëmohues”, Liahona, nëntor 2018, f. 55–57.

Pamja
The Secret Ingredient

Ati Qiellor dëshiron që ne t’u shërbejmë të tjerëve. Mësuesja ime e Fillores ishte shembull i shkëlqyer i shërbimit. Kur shkonim në Fillore, Motra Antonieti gjithmonë sillte një tortë me çokollatë. Unë nuk e honepsja tortën me çokollatë! Gjithkush tjetër e pëlqente. Por unë nuk e hëngra kurrë.

Një ditë ajo më pyeti: “Pse nuk e provon një copëz? Kjo tortë është bërë me një përbërës të veçantë.”

Rashë dakord ta provoja. Dhe gjeje se çfarë ndodhi? Më pëlqeu!

Shumë vjet më vonë mami më tha se cili ishte përbërësi i fshehtë i Motrës Antonieti. “Motra Antonieti nuk kishte shumë para”, më tha mami. “Çdo javë asaj i duhej të zgjidhte midis pagimit për autobusin që do ta çonte në Fillore, ose blerjes së përbërësve për të bërë një tortë me çokollatë për klasën tënde. Ajo gjithnjë zgjidhte tortën me çokollatë. Prandaj në vend të autobusit, ajo dhe fëmijët e saj ecnin për më shumë se 3 km për secilin drejtim, pavarësisht nga moti.”

Përbërësi i fshehtë i Motrës Antonieti ishte dashuria që kishte për të tjerët!