2020
Çfarë Ke në Mendje?
Korrik 2020


Çfarë Ke në Mendje?

Kurrë nuk kam bërë ndonjë gjë vërtet të keqe. A është ende e nevojshme të pendohem? – I pasigurt në Udine

Pamja
Whats on your mind

I Dashur i Pasigurt,

Çdo njeri ka nevojë të pendohet, sepse askush nuk është i përsosur! Pendimi mund të jetë po aq i thjeshtë sa lutja drejtuar Atit Qiellor për se si të shkoi dita dhe për t’i treguar Atij se si dëshiron të veprosh më mirë nesër. Ne i kërkojmë Atij falje kur bëjmë diçka të gabuar dhe Ai na fal. Disa njerëz mendojnë se pendimi është diçka e frikshme. Por është diçka e gëzueshme! Pendimi është një dhuratë që Jezu Krishti na e dha që ne të mund të mësojmë, rritemi, ndryshojmë dhe bëhemi më shumë si Ai. Presidenti Nelson thotë që ne duhet të pendohemi çdo ditë. Kur e bën këtë, ti do të ndiesh më shumë paqe dhe fuqi në jetën tënde.

Me dashuri,

Miku

Provoje këtë!

Do të kesh nevojë për:

kripë gjelle

piper të zi

lugë plastike

peshqir

  1. Derdh ca kripë në një pjatë. Kjo përfaqëson faktin që jemi të pastër dhe të kulluar përpara se të mëkatojmë.

  2. Hidh pak piper mbi kripën. Kjo përfaqëson zgjedhjet e gabuara që bëjmë.

  3. Tani merre lugën plastike dhe fërkoje me peshqir.

  4. Lëvize ngadalë lugën mbi kripën dhe piperin. Piperi do të ngjitet te luga! Kjo është sikur të marrim falje kur pendohemi.

Sikurse luga që e largon piperin në këtë veprimtari, pendimi mund të na bëjë të pastër nga zgjedhjet e gabuara që i bëjmë çdo ditë – të mëdha apo të vogla. Për shkak të Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij, ne të gjithë kemi mundësinë të pendohemi.