2008
SHKURT NGA BOTA
Tetor 2008


SHKURT NGA BOTA

Krijohet në Taivan Kongregacioni i 100-të SHDM

Pas organizimit të Degës Mingçien, në maj 2008, Kisha në Taivan tani ka 100 kongregacione. Mingçieni është një qytet i vogël në qendër të Taivanit. 100 njësitë i shërbejnë një anëtarësie të përgjithshme prej gati 50000 vetësh.

Misionarët e parë mbërritën nga fundi i viteve 1950 dhe misionarët shpesh caktoheshin të udhëhiqnin kongregacionet. Sot gjithë udhëheqësit vijnë nga radhët e anëtarëve vendorë.

Konferencë për Shtyp në Francë që Ndërton Marrëdhënie, Përhap Ungjillin

Udhëheqës kunji në Lion, Francë, organizuan një konferencë për shtyp mbi karakteristikat e reja indeksuese të FamilySearch. Ata e përdorën rastin e 13 majit 2008 për ta sjellë doktrinën e Kishës në vëmendjen e gazetarëve vendorë dhe udhëheqësve të komunitetit ndërsa shpjeguan rëndësinë e historisë familjare në jetën e anëtarëve të Kishës dhe parimin e familjeve të përjetshme. “Pjesëmarrësit qenë shumë të interesuar”, tha Daniel Moslèn, president i Kunjit të Lionit, Francë.

Bëhet i Disponueshëm Online Tre Librat në Një në Gjuhët Daneze, Hollandeze dhe Hungareze

Versionet në gjuhët daneze, hollandeze dhe hungareze të tre librave në një tani janë të disponueshme online në http:// scriptures.lds.org. Tre librat në një online jep shënime në fund të faqes, ndihma studimore, harta, fotografi dhe mundësinë për të shënuar në shkrimet e shenjta. Për të ndihmuar më shumë anëtarë që të kenë mundësi përdorimi të shkrimeve të shenjta, Kisha që më parë ka vendosur online versionet e tre librave në një në gjuhët angleze, franceze, gjermane, italiane, portugeze dhe spanjolle. Tani, shkrimet e shenjta SHDM po konvertohen për përdorim online në më shumë se njëzet e katër gjuhë.

Shoqata e Ndihmës e Kalon Fundjavën Duke Shërbyer

Anëtarët e Shoqatës së Ndihmës në Kunjin Fauntin Kolorado, në Kolorado Springs, Kolorado, SHBA, e kaluan fundjavën e dytë të majit duke sharruar, pastruar me rërë, qepur dhe shërbyer. Pasi dhuruan gjak tek një bankë gjaku vendore, motrat e Shoqatës së Ndihmës paketuan 200 komplete qetësimi dhe qepën me dorë 40 kuverta me push për Kryqin e Kuq vendor.

Ato gjithashtu i dhuruan më shumë se 500 blloqe lodrash prej druri, 25 jorganë dhe 82 kukulla Qendrës Humanitare të Kishës bashkë me 187 artikuj rrobash të reja.

Për informacion për të dhuruar tek Shërbimet Humanitare vizitoni faqen www.lds.org/ humanitarianservices ose telefononi tek 1-801-240-5954.