2008
Jepni Ndihmë dhe Jini të Lumtur
Tetor 2008


Jepni Ndihmë dhe Jini të Lumtur

“Ti duhet ta kushtosh gjithë shërbimin tënd në Sion” (DeB 24:7).

Xhonatani shfrynte ndërsa po hipte në makinë afër vëllait të tij, Majk. Ai donte të qëndronte në shtëpi dhe të luante me lojën e re që ia kishin dhënë për ditëlindje javës që shkoi. Por e ëma e tij kishte ngulur këmbë që të gjithë të shkonin në shtëpinë e mbledhjeve për ditën e pastrimit të degës.

“Pse duhet të shkojmë?” Xhonatani e kishte pyetur të ëmën ndërsa e ndihmonte të ngjiste fshesën e korrentit në makinë.

“Do jetë qejf,” tha ajo duke buzëqeshur. “Përveç kësaj, të gjithë ne e përdorim shtëpinë e mbledhjeve. Është thjesht e drejtë që ne të ndihmojnë në pastrimin e saj herë pas here.

Xhonatani shikonte nga dritarja dhe ndiqte shtëpitë dhe pemët të kalonin me radhë ndërsa po udhëtonin drejt kishës. Ndërsa e ëma e futi makinën në vendin e parkimit të kishës, Xhonatani u habit të shikonte vëllain Lauson të parkonte makinën pranë të tyres.

“Ç’do vëllai Lauson këtu?” Xhonatani po çuditej.

Vëllai Lauson kishte qenë shumë sëmurë kohët e fundit me një lloj kanceri të quajtur leucemi. Ai kishte qenë për një kohë të gjatë në spital. Xhonatanit i kujtoheshin prindërit e tij të nxisnin Majkun dhe atë të luteshin për vëllain Lauson gjatë lutjeve të tyre personale dhe familjare. Vëllai Lauson nuk kishte qenë në shtëpi për një kohë të gjatë nga spitali.

Xhonatani e kishte pëlqyer gjithmonë vëllain Lauson. Ai ishte më i vjetër se gjyshërit e Xhonatanit, por ai ecte vetë drejt Xhonatanit për t’i folur dhe e pyeste për shkollën dhe skuadrën e tij të sportit. Një herë ai madje erdhi në një nga ndeshjet e Xhonatanit.

Ndërsa Xhonatani po zbriste nga makina, vëllai Lauson ia bëri me dorë dhe tha, “Tungjatjeta Xhonatan.” Vëllai Lauson eci rreth e rrotull drejt pjesës së prapme të makinës dhe nxori një fshesë korrenti nga portbagazhi. Duke ecur ngadalë, ai e shtyu fshesën e korrentit brenda në kishë.

“Xhonatan,” e thirri e ëma, “a mund të më ndihmosh pak me këtë?” Ajo po përpiqej të nxirrte fshesën e korrentit nga pjesa e prapme e makinës.

“Sigurisht, mama” tha Xhonatani. Ai e ndihmoi atë të nxirrte fshesën e korrentit dhe me shpejtësi e shtyu përmes vendit të parkimit.

Gjithë atë mbrëmje, Xhonatani dhe Majku punuan përkrah vëllait Lauson. Disa herë Xhonatani u lodh dhe ndaloi për të pushuar, por ai vuri re që vëllai Lauson vazhdonte të punonte. Dhe ai po buzëqeshte! “Të ndihmosh është bukur, apo jo,” tha vëllai Lauson.

Xhonatani ndjeu diçka të ndryshonte brenda tij. “Nëse vëllai Lauson mund të jetë i lumtur ndërsa jep ndihmë, atëherë edhe unë mundem,” mendoi ai. Ai filloi të punonte edhe më fort.

“Faleminderit që erdhët me mua,” tha mamaja e tij më vonë, ndërsa ata ishin duke shkuar drejt shtëpisë.

“S’ka gjë,” tha Xhonatani. “Më vjen keq që u ankova për të mos ardhur. Nuk e dija se mund të mësoje kaq shumë nga fshirja me fshesë korrenti.”