2008
Gjinia Është një Karakteristikë Thelbësore e Identitetit dhe Qëllimit të Përjetshëm
Tetor 2008


Mesazhi i Mësimit të Vizitave

Gjinia Është një Karakteristikë Thelbësore e Identitetit dhe Qëllimit të Përjetshëm

Jepni mësim shkrimet e shenjta dhe deklaratat që plotësojnë nevojat e motrave që vizitoni. Jepni dëshmi mbi doktrinën. I ftoni ato që mësoni të tregojnë çfarë kanë ndierë dhe mësuar.

Presidencia e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve: “Të gjitha qeniet njerëzore, meshkuj dhe femra, janë krijuar sipas shembëlltyrës së Perendisë. Secili është një bir ose bijë shpirtërore e dashur e prindërve qiellorë dhe, si i tillë, secili ka një natyrë dhe destinacion hyjnor. Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual të jetës para lindjes, të jetës së vdekshme dhe asaj të përjetshme” (“Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës,” Liahona, tetor 2004, 49).

Përse Gjinia Është Thelbësore?

Plaku Dejvid A. Bednar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve thotë: “[Gjinia] në një masë të madhe përcakton se kush jemi, përse jemi këtu mbi tokë dhe çfarë duhet të bëjmë dhe të bëhemi. Për qëllime hyjnore, shpirti i mashkullit dhe i femrës janë të ndryshëm, të dallueshëm dhe që plotësojnë njëri-tjetrin … Kombinimi unik i aftësive shpirtërore, fizike, mendore dhe emocionale të të dyve, të meshkujve dhe të femrave duhej për zbatimin e planit të lumturisë” (“Martesa Është Thelbësore në Planin e Tij të Përjetshëm”, Liahona, qershor 2006, 51).

Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës: “Si bija shpirtërore të Perëndisë, gratë ‘i morën mësimet e para në botën e shpirtrave dhe u përgatitën për të ardhur’ (DeB 138:56) në tokë. Ato ishin midis ‘fisnikëve dhe të mëdhenjve’ (DeB 138:55) të cilët ‘lëshonin britma gëzimi’ (Jobi 38:7) në krijimin e tokës sepse ato do të merrnin trup fizik me mundësinë të provohen në jetën e vdekshme (shih Abrahami 3:25). Ato dëshironin të punonin krah për krah me burra të drejtë për të përmbushur qëllimet e përjetshme që asnjëri nuk mund t’i arrijë në mënyrë të pavarur. Rolet e femrave nuk fillojnë në tokë dhe ato nuk mbarojnë këtu. Një grua që bëhet nënë në tokë do të jetë nënë në botën që vjen” (“A ‘Mother Heart,’” Liahona, maj 2004, 76).

Çfarë Mund të Bëj Unë Sipas Rolit Tim në Planin e Atit Qiellor?

Margaret D. Nadauld, ish presidente e përgjithshme e Të Rejave: “Gratë e Perëndisë nuk mund të jenë kurrë si gratë e botës. Bota ka mjaft gra që janë të ashpra; ne kemi nevojë për gra që janë të dhembshura. Ka mjaft gra që janë të vrazhda; ne kemi nevojë për gra që janë të sjellshme … Ne kemi mjaft gra me famë dhe pasuri; ne kemi nevojë për më shumë gra të besimit” (“The Joy of Womanhood,” Liahona, janar 2001, 18).

Plaku M. Rasëll Ballard i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Natyrat e burrave dhe të grave në jetën paratokësore dhe tokësore janë përcaktuar nga Vetë Perëndia … [Ndonjëherë gratë] pyesin: ‘A varet vlera e një gruaje vetëm nga roli i saj si bashkëshorte dhe nënë?’ Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë: Jo … Çdo burrë dhe grua e drejtë ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në ecjen përpara të mbretërisë së Perëndisë…

… Motra të mia të dashura, ne besojmë tek ju. Ne besojmë tek ju dhe mbështetemi në mirësinë dhe forcën tuaj, … Dhe ne besojmë se plani i Perëndisë është që ju të bëheni mbretëresha dhe të merrni bekimet më të larta që mund të marrë ndonjë grua në kohë apo në përjetësi” (“Women of Righteousness,” Liahona, dhjetor 2002, 36–37).