2008
MUZIKA DHE VALLËZIMI
Tetor 2008


MUZIKA DHE VALLËZIMI

Dëgjoni muzikë që ju ndihmon t’i afroheni Atit Qiellor. Mos dëgjoni muzikë që nxit të pamoralshmen, që lavdëron dhunën ose përdor gjuhë fyese. Kur të vallëzoni, shmangni kontaktin e plotë të trupit ose lëvizjet ndjellëse.

“Të rinj, ju nuk mund të lejoni të mbushni mendjen tuaj me muzikën e padenjë të kohës. Nuk është e padëmshme. Ajo mund të mirëpresë në skenën e mendjes tuaj mendime të padenja dhe të vendosë një ritëm sipas të cilit ato vallëzojnë dhe të cilit ju mund të veproni. Ju e ulni veten kur identifikoheni me ato gjëra, që nganjëherë qarkojnë ekstreme në muzikë — lënien pas dore, mosnderimin, amoralitetin, varësitë. Muzika e tillë nuk është e denjë për ju.”

Presidenti Boid K. Paker, President Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Worthy Music, Worthy Thoughts”, Liahona, prill 2008, f. 33.