2025
Thesare të Fshehura
Për Forcën e Rinisë, Korrik 2025


Eja, Më Ndiq

Doktrina e Besëlidhje 71; 77; 82

Thesare të Fshehura

Shiko se çfarë ka pak poshtë sipërfaqes në shkrimet e shenjta.

orët

Zoti do t’i ngatërrojë armiqtë tanë në kohën e Tij.

Zoti do t’i ngatërrojë armiqtë tanë përfundimisht.

(Doktrina e Besëlidhje 71)

Të “ngatërrosh” dikë do të thotë ta pështjellosh, habitësh, mundësh, turpërosh, tmerrosh ose tronditësh atë.

Prandaj kur Zoti i tha Jozef Smithit që “nëse dikush ngre zërin e tij kundër jush, ai do të ngatërrohet në kohën time” (Doktrina e Besëlidhje 71:10; theksimi i shtuar), Ai po premtonte se ata që e kundërshtojnë ungjillin, një ditë do të përjetojnë pasojat negative të zgjedhjeve të tyre.

“Në kohën time” do të thotë se Zoti ka kohën e Vet. Duhet ta pranojmë se shumë njerëz nuk do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre menjëherë – dhe kjo është në rregull. Duhet t’i mirëbesojmë Zotit dhe kohës së Tij.

Ne duhet ta mbrojmë të vërtetën, sigurisht. Por kur e bëjmë këtë gjë, ne duhet të kemi respekt ndaj bindjeve fetare të të tjerëve dhe ndaj të drejtave të tyre për të zgjedhur që të mos e pranojnë ungjillin.

Mos u shqetëso për njerëzit që e kanë bërë mision të vetin që të kritikojnë dhe dëmtojnë Kishën, të cilët janë të gatshëm të gënjejnë dhe t’i keqinterpretojnë bindjet tona fetare. Lërja Zotit. Ai do t’i ngatërrojë ata dhe do t’u japë mundësi atyre që të mësojnë e ndryshojnë në fund.

mace dhe qen

Sikurse ne, kafshët janë krijesa të përjetshme për të cilat kujdeset Ati Qiellor.

Kafshët që janë miqtë tanë, gjithashtu u krijuan nga Ati Qiellor.

(Doktrina e Besëlidhje 77)

Mund të duket si një detaj i vogël, por ka diçka vërtet të mrekullueshme që u zbulua te Doktrina e Besëlidhje 77: Kafshët kanë shpirtra gjithashtu!

Kjo është diçka që shumë njerëz e kanë besuar gjithmonë – të jep ndjesinë se është e vërtetë – edhe pse Bibla dhe Libri i Mormonit nuk e kanë shprehur me saktësi. Tani Zoti e shpalli atë pa asnjë lloj dyshimi.

Sikurse njerëzit, “bisha[t]” dhe “zvarranikë[t]” dhe “shpendë[t e] ajrit” u krijuan shpirtërisht në fillim. Trupat e tyre shpirtërorë, sikurse tanët, ngjajnë me trupat e tyre fizikë. Dhe ata, si ne, do të gëzojnë “lumturi … të përjetshme”, lumturi dhe gëzim në trupat e tyre të ringjallur. (Shih te Doktrina e Besëlidhje 77:2–3.)

Ne e dimë se Ati Qiellor i krijoi kafshët, na dha kujdestari mbi to dhe dëshiron që ne t’i trajtojmë ato me mirësi. Sikurse ne, ato janë krijesa të përjetshme për të cilat kujdeset Ati Qiellor.

Përdori mirë bekimet që të janë dhënë.

(Doktrina e Besëlidhje 82)

Ideja që kur ke shumë pushtet, ke shumë përgjegjësi, nuk e ka zanafillën nga superheronjtë. Shpëtimtari shprehu të njëjtën ndjenjë kur Ai i tha Profetit Jozef Smith: “Sepse atij që shumë i është dhënë, shumë i kërkohet” (Doktrina e Besëlidhje 82:3).

Talentet, dhuratat dhe bekimet tona vijnë nga Zoti. T’i marrësh ato të mirëqena është një ide e keqe. Nëse Zoti të ka bekuar me një mendje të ndritur dhe etje për dituri, por e humbet kot kohën tënde në shkollë dhe kënaqesh me nota kaluese, atëherë ti e ke keqpërdorur dhuratën tënde. E njëjta gjë vlen edhe për dikë që ka forcë atletike, i cili e përdor fuqinë e tij për të bullizuar të tjerët, ose për një person të bekuar me prirje për të bërë humor, i cili e përdor atë për t’i nënçmuar njerëzit (shumë prej nesh kanë nevojë që të punojnë për ta rregulluar këtë gjë).

Zoti dëshiron që ne të bëjmë më të mirën dhe më e mira matet me aftësitë tona vetjake, meqë ra fjala, dhe jo me aftësitë e dikujt tjetër. Në varësi të zotësisë për të cilën po flasim, “më e mira” e jote mund të jetë më e mirë apo më e keqe sesa “më e mira” e dikujt tjetër. Dhe nuk ka problem. Ji mirënjohës/e për anët e tua të forta dhe ji i/e përulur rreth dobësive të tua dhe lejoje Zotin të të ndihmojë që të arrish potencialin tënd.

Shënim

  1. Noah Webster, An American Dictionary of the English Language (1828), “confound” [“ngatërroj”], webstersdictionary1828.com.