Një Tablo më e Plotë
A e ke luajtur ndonjëherë lojën përse? Është pak a shumë kështu:
Përse duhet të shkoj në shkollë? Që të mund të gjesh një punë të mirë. Përse duhet të gjej një punë të mirë? Që të mund të martohem dhe të kem fëmijë. Përse duhet ta bëj këtë gjë? Që fëmijët e tu të mund të shkojnë në shkollë.
Pastaj loja fillon përsëri nga fillimi. Duket e pakuptimtë pa një tablo më të plotë. Ne jemi bekuar me një tablo të tillë. Quhet plani i lumturisë dhe na jep qëllim e kuptim. Na jep arsyet që kanë rëndësi këtu dhe përjetësisht. Kjo është tema që do të trajtojë ky botim i revistës Për Forcën e Rinisë.
Brenda kontekstit të planit të Atit Qiellor dhe me Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij mu në qendër të tij, do të gjesh dëshirën dhe forcën për t’u përgatitur për të ardhmen. Arsimimi, punësimi, familja dhe shërbimi në Kishë mund të jenë një kërkim i shkëlqyer në vend të një barre mbingarkuese.
Do t’ia dalësh mbanë sepse Jezu Krishti të do dhe të përkrah.
Me dashuri,
Bredli R. Uilkoks
Këshilltar i Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve