2025
Lidhu
Për Forcën e Rinisë, Korrik 2025


Lidhu

Flavia C.

19 vjeçe, Buenos-Ajres, Argjentinë

e re

Fotografia nga Christina Smith

S’ka pak që humba këmbën në një aksident me tren.

Isha e ulur në tren kur ndjeva se telefoni më iku nga duart. Dikush ma vodhi. Pa menduar, vrapova pas burrit përgjatë një vagoni treni që nuk kishte dyer. Nuk jam tamam e sigurt se çfarë ndodhi, por papritur u gjenda poshtë trenit, duke bërtitur për ndihmë.

U zgjova në spital disa ditë më vonë. Mësova se kisha humbur këmbën e djathtë. Gjatë qëndrimit në spital qava shumë herë. Por familjarët, shoqet dhe familja ime në Kishë ishin gjithmonë me mua duke më ndihmuar.

E di se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti gjithashtu më ndihmuan. Përpara çdo operacioni, gjithmonë bëja një lutje vetjake që çdo gjë të ishte në rregull dhe që të mos kisha frikë. Sa herë që ndihesha e pashpresë, Zoti më gjendej pranë.

Vazhdoj të bëhem më mirë dhe po përpiqem fort të shkoj përpara me ndihmën e Shpëtimtarit.