Pyetje dhe Përgjigje
“Kam shumë vendime të rëndësishme për të marrë. Si të marr zbulesë vetjake?”
“Studioji anët pozitive e negative dhe zgjidh atë që do të të mbajë në harmoni me Perëndinë. Mbaj mend të lutesh përpara, gjatë dhe pasi ta kesh marrë vendimin. Shpirti do të të pohojë atë që është e drejtë.”
Lanea S., 16 vjeçe, Jutë, SHBA
“Lutja dhe leximi i shkrimeve të shenjta do të ndihmojë 100%. Shkrimet e shenjta thonë: ‘Kërkoni dhe do të merrni’. Prandaj kërko! Më pas puno për atë që të nevojitet. Mbaje mend, Zoti gjithmonë do të ta japë atë që të duhet!”
Parker B., 16 vjeç, Kaliforni, SHBA
“Kërkoji Atit Qiellor dhe lexoji fjalët e Tij. Vëzhgo se si Fryma e Shenjtë të ndihmon duke i hedhur në letër nxitjet çdo ditë dhe mund të gjesh modele rreth mënyrës se si të marrësh zbulesë vetjake.”
Kejlëb A., 18 vjeç, Karolina e Veriut, SHBA
“Libri i Mormonit është njëri nga mjetet më të mira që kemi për të marrë zbulesë vetjake. Ne mund të mësojmë nga shembujt e profetëve të lashtë.”
Zhoao C., 19 vjeç, San‑Paolo, Brazil
“Përgjigjja nganjëherë nuk do të të vijë menjëherë dhe nganjëherë do të të vijë. Nganjëherë përgjigjja vjen si një ndjenjë vërtet e veçantë ose nga një këngë që e dëgjon në kishë. Familja dhe miqtë e besuar gjithashtu mund të të japin këshilla të mira.”
Anabel V., 12 vjeçe, Jutë, SHBA