Drejt e në Temë
A quhet kopjim të marrësh gjëra nga interneti ose inteligjenca artificiale për detyrat e shkollës?
Përgjigjja e shkurtër është: “Po”.
Teknologjia ta vendos informacionin njëmend në majë të gishtave. Është një mjet i shkëlqyer për kërkim dhe mësim. Por çështja e kopjimit nga interneti ose inteligjenca artificiale për detyrat e shkollës nuk qëndron tek ajo që është e volitshme. Çështja qëndron se cili është realisht qëllimi i arsimimit tuaj.
“Ati Qiellor dëshiron që bijat dhe bijtë e Tij të jenë gjithmonë duke mësuar. … Arsimimi … është pjesë e synimit tuaj të përjetshëm që të bëheni më shumë si Ati Qiellor” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022], f. 31). Ky lloj arsimimi ka si qëllim zhvillimin e mendjes sate dhe njohurisë sate. Nuk ka si qëllim t’ia hedhësh paq duke plotësuar kërkesat minimale.
Dhe lidhur me pyetjen për kopjimin: Nëse shkolla ose mësuesi yt të thotë të mos kopjosh nga interneti ose inteligjenca artificiale, atëherë mos e bëj. Nëse mësuesi yt të cakton ty që të shkruash diçka, atëherë shkruaje ti. Nëse nuk je i sigurt se çfarë lejohet në ndonjë detyrë të dhënë, pyet mësuesin tënd.
“Të jetuarit me integritet do të thotë se ju e doni të vërtetën me gjithë zemrën tuaj, më shumë sesa e doni … volinë” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, f. 31).