Drejt e në Temë
Çfarë është plotësia e ungjillit?
Jesus in Gethsemane [Jezusi në Gjetseman], nga Dan Burr
Zoti ka thënë se plotësia e ungjillit është “besëlidhj[a] … [e] përjetshme” të cilën Ai ua ka “dërguar fëmijëve të njerëzve” (Doktrina e Besëlidhje 66:2). Ajo përfshin gjithçka të nevojshme që fëmijët e Perëndisë të hyjnë në një marrëdhënie besëlidhëse me Të dhe që të marrin shpëtimin dhe ekzaltimin.
Ungjilli është “lajmi i mirë” rreth Jezu Krishtit. Ai është “plani i Perëndisë për shpëtimin, i bërë i mundur nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Ungjilli përmban të vërtetat e përjetshme ose ligjet, besëlidhjet dhe ordinancat e nevojshme që njerëzimi të rikthehet në praninë e Perëndisë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Ungjill”). Shumë nga këto gjëra kishin humbur. Por tani, nëpërmjet zbulesës ndaj profetëve, duke filluar me Jozef Smithin, Zoti po e rivendos plotësinë e ungjillit të Tij.
Me Rivendosjen e plotësisë së ungjillit të Tij, Jezu Krishti “na fton që të gjithëve ne që të vijmë tek Ai dhe Kisha e Tij, t[ë] marrim Frymën e Shenjtë, ordinancat e shpëtimit dhe të fitojmë gëzim të qëndrueshëm” (“Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).