2025
Si mund të marr një dëshmi më të fortë për Jozef Smithin dhe Rivendosjen?
Janar 2025


Pyetje dhe Përgjigje

“Si mund të marr një dëshmi më të fortë për Jozef Smithin dhe Rivendosjen?”

e re

“Diçka që kam bërë unë për ta forcuar dëshminë për Rivendosjen, është të lexoj rrëfimin për Vegimin e Parë çdo natë përpara se të shkoj në shtrat. Kur lexoj rreth faktit që Jozefi shpëtohet dhe qëndron në praninë e Perëndisë, ndihem më pranë dritës së Perëndisë dhe kjo më ndihmon të di se Ai është pranë.”

Eva T., 16 vjeçe, Çorli, MB

e re

“Kur kuptova se nuk kisha një dëshmi për Jozef Smithin, fillova të lexoj serinë Saints [Shenjtorët]. E kuptova se sa e fuqishme dhe e mrekullueshme ishte përvoja e Jozefit. Ndjeva edhe Shpirtin pranë kur u luta rreth Librit të Mormonit. Fillova të ndihmoja misionarët dhe tani nuk mund të ndaloj së dëshmuari para njerëzve rreth Jozef Smithit dhe Rivendosjes.”

Abish N., 18 vjeçe, Negros‑Oriental, Filipine

i ri

“Profeti na tha ta studionim jetën e Krishtit për të na ndihmuar të marrim dëshmi për Të dhe Shlyerjen e Tij. Është njësoj për Jozef Smithin. Teksa e studioj jetën e tij, mund të marr një dëshmi më të fortë për Rivendosjen dhe për Jozefin si profeti i parë i periudhës sonë ungjillore. Mund të kuptoj më mirë edhe arsyen pse duhej rivendosur Kisha e Jezu Krishtit.”

Eshër W., 17 vjeç, Luizianë, SHBA

e re

“Bëj atë që bëri Jozefi dhe pyet Perëndinë! Ki durim; përgjigjja do të vijë.”

Ana W., 17 vjeçe, Kolorado, SHBA

i ri

“Lutja është mënyra më e thjeshtë për të marrë dëshmi për Jozef Smithin dhe Rivendosjen. Zoti i është përgjigjur lutjes sime dhe të shumë të tjerëve për këtë; Ai do të bëjë të njëjtën gjë për ty. Gjithashtu, studioji dëshmitë e fuqishme të dëshmitarëve në Librin e Mormonit.”

Endrju N., 18 vjeç, Uashington, SHBA