2025
7 Mënyra për të Parë te Krishti
Janar 2025


Tema e Rinisë për Vitin 2025

7 Mënyra për të Parë te Krishti

Provoji këto zakone që të përqendrohesh te Shpëtimtari.

Vënia në zbatim e temës së rinisë për këtë vit “Shih te Krishti”, paraqet një lloj sfide. Si ta shohësh dikë që nuk është i pranishëm fizikisht? Filloje nga këto shtatë zakone.

diell që ndriçon mespërmes ndërtesave të larta

1. Kujto se Ai Nuk po Fshihet

Po, duhet ta kërkosh ti Atë. Por Ai do që të gjendet! Kjo nuk është një lojë kukafshehthi. Zoti mezi pret të të bekojë, në fakt, kjo e kënaq Atë (shih te Doktrina e Besëlidhje 41:1). Ai nuk po kërkon arsye për të të nxjerrë nga loja. Krejt e kundërta: Ai po kërkon gjithmonë të të bekojë. Sikurse dha mësim Plaku Patrik Kirën, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Jo, [Shpëtimtari] nuk vë postblloqe dhe pengesa, Ai i heq ato. Ai nuk ju lë jashtë, Ai ju mirëpret brenda. E tërë shërbesa e Tij ishte një deklarim i gjallë i këtij pikësynimi.”

e re

2. Pranoje Ndikimin e Tij në Jetën Tënde

Zoti kënaqet kur ne e “pohoj[m]ë dorën e tij në gjithçka” (Doktrina e Besëlidhje 59:21). Ndaj sigurohu ta pranosh ndikimin e Tij në jetën tënde! Falënderoje kur gjërat të shkojnë mirë dhe kërko paqe dhe kuptueshmëri kur nuk shkojnë mirë.

formë zemre

3. Ji Mirënjohës/e për Atë që Ke

Krahas pranimit të ndikimit të Zotit në jetën tënde, është gjithashtu e rëndësishme të ndiesh dhe tregosh mirënjohje. Ti mund të mos e “shohësh” fizikisht Shpëtimtarin, por mund të shohësh bekimet e Tij në jetën tënde! Plaku Geri B. Sebin, i Të Shtatëdhjetëve, tha: “Nuk do të jeni kurrë më të lumtur sesa jeni mirënjohës”. Falënderoje Zotin çdo ditë për bekimet e tua. Kur të ndihesh i/e rënë moralisht, ndiq këshillën e himnit të vjetër: “Numëro bekimet Një nga një. Numëroji; Shih Per’ndia ç’ka bër’”.

i ri duke u lutur

4. Lutu Çdo Ditë

Do të jesh më në gjendje ta “shohësh” Shpëtimtarin gjatë gjithë ditës nëse e fillon ditën duke folur me Atin Qiellor. Kërkoji Atij të të ndihmojë ta kujtosh Shpëtimtarin dhe ta vësh re ndikimin e Tij në jetën tënde. Mund të lutesh sa herë të duash gjatë ditës. Përpara se të shkosh në shtrat, lutu përsëri për t’i treguar Atit Qiellor se si shkuan gjërat. Ai nuk lodhet kurrë duke të të dëgjuar!

e re duke lexuar shkrimet e shenjta

5. Mëso Përmendsh Shkrime të Shenjta dhe Himne

Një mënyrë për t’i mbajtur mendimet të përqendruara te Jezu Krishti është të ruash diku në kujtesë një shkrim të shenjtë të parapëlqyer ose tekstin e një kënge lartësuese. Ushtrohu që t’i mbash mend ato kur të ndihesh se po të hyjnë tinëz mendime negative. Shpesh thjesht ta sjellësh ndër mend (dhe ta këndosh nën zë) titullin e një himni mund të mjaftojë për t’i orientuar mendimet diku tjetër si: “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam”, “Çdo Or’ më Duhesh Ti”, “Rri Qet’, O Shpirt”.

Jezu Krishti

6. Vështro Figura të Shpëtimtarit

Gjeji disa portretizime artistike të Shpëtimtarit që të pëlqejnë, dhe më pas vëri në një vend ku do t’i shohësh shpesh. Disa vende mund të përfshijnë murin e dhomës së gjumit, pasqyrën e banjës, dollapin tënd në shkollë, ose sfondin e kompjuterit apo pamjen që mbetet në ekranin e celularit tënd.

glob

7. Vështroje Botën Përreth Teje

Është e bukur! Shpëtimtari e bëri atë për ty (shih te Doktrina e Besëlidhje 14:9)! Nuk ka asnjë arsye për të cilën të jemi në dijeni pse toka duhej të ishte e këndshme. Ndoshta mund ta kishim kaluar vdekshmërinë në një botë të sheshtë, katrore dhe gri. Në vend të kësaj, Shpëtimtari krijoi një botë “për të mirën dhe për përdorimin e njeriut, si për të kënaqur syrin, edhe për të gëzuar zemrën” (Doktrina e Besëlidhje 59:18). Me fjalë të tjera, toka është e bukur për shkak se gjërat e bukura na bëjnë të ndihemi mirë. Nëse do ta kujtosh Shpëtimtarin, thjesht hidhi sytë përreth.