Më të Ngjashëm nga sa Mendon
Ej, Andi. Si kalove në shkollë?
Mirë. Folëm për fetë e ndryshme. Mësova shumë për besimet e tjera. Ne kemi shumë më të përbashkëta nga sa mendoja!
Ua! Çfarë mësove?
Mësova se Ajla është myslimane dhe se falet pesë herë në ditë.
Stivëni është baptist dhe ai përlëvdon Perëndinë kur shkon në kishë.
Anastasia është katolike. Ajo pendohet nëpërmjet lutjes dhe rrëfimit.
Levi është judeas. Familja e tij zbaton ligjet e Perëndisë për t’i udhërrëfyer jetën.
Ua, paske mësuar shumë! Po ti i tregove ndonjë gjë klasës?
Po! U thashë se Jezu Krishti më njeh dhe më do dhe se përpiqem të jem si Ai.