2025
Lidhu
Janar 2025


Lidhu

Ivan B.

17 vjeç, Zagreb, Kroaci

i ri

Fotografia nga Ashlee Larsen

Unë jam i vetmi anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në shkollën time. Një herë, në një festë ditëlindjeje, shokët e mi filluan të pinin. U ndjeva në siklet dhe shkova në shtëpi. Kur më pyetën pse ika herët, u thashë se nuk pi dhe se nuk isha rehat. Nuk u pëlqeu ajo përgjigje dhe më panë çuditshëm. Por, me kalimin e kohës, shokët e mi e kanë pranuar disi.

Një herë tjetër, mësuesja më kërkoi të bëja një paraqitje në PowerPoint rreth Kishës. Shumë nga shokët e mi të klasës kishin pyetje dhe ndjeva se Jezu Krishti po jepte mësim nëpërmjet meje. Kur jep dëshmi, nuk ke pse të kesh frikë se çfarë mendojnë të tjerët. Nëse mirëbeson te Zoti, Ai do të të ndihmojë të dish se çfarë të thuash.

Dua të shkoj në një mision në mënyrë që të sjell njerëz të tjerë te Krishti. Unë besoj se Shpëtimtari i mori mëkatet e botës mbi Vete. Ne mund ta mbledhim Izraelin dhe të ftojmë gjithkënd të vijë tek Ai.