2025
Lufta Ime me Imazhin e Vetes
Janar 2025


Zëra të Rinisë

Lufta Ime me Imazhin e Vetes

Paulina M., 18 vjeçe, Podlashie, Poloni

I pëlqen të luajë në violinë, në piano dhe të lexojë romane.

e re

Në nëntëvjeçare luftoja shumë me imazhin e vetes dhe përpiqesha të përshtatesha me të tjerët. Përpiqesha të bëja ushtrime fizike që të kisha një pamje të caktuar, por thjesht nuk ndihesha e lumtur nga imazhi në pasqyrë.

Pastaj, motra ime më e madhe mori bekimin patriarkal dhe nisa të mendoj për të marrë bekimin tim. Isha 12 vjeçe dhe fillimisht mendova se mund të isha shumë e vogël në moshë. Por u luta dhe bisedova me peshkopin dhe m’u duk e drejtë.

Bekimi im patriarkal më kujtoi se Ati Qiellor është në dijeni për mua dhe se Ai i di vështirësitë që kaloj. Ai ma di emrin personalisht. Ai është pranë për të më ndihmuar nëse thjesht do të jem e gatshme t’i kërkoj ndihmë.

Ndonjëherë mund ta shohësh veten e të mendosh që nuk je e bukur mjaftueshëm sipas standardeve të botës. Por e mësova vetë se mënyra si më sheh Perëndia është më e rëndësishme se e kujtdo tjetër. E di se Perëndia më sheh si bijën e Tij dhe kjo është gjithçka që më nevojitet.