Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
A e kupton vërtet Shpëtimtari atë që po kaloj?


“A e kupton vërtet Shpëtimtari atë që po kaloj?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)

“A e kupton vërtet Shpëtimtari atë që po kaloj?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët

A e kupton vërtet Shpëtimtari atë që po kaloj?

Shpëtimtari më Kupton

Shihni materialin filmik të Plakut Holland “The Savior Understands Me” [“Shpëtimtari më Kupton”].

Shpëtimtari ka Ndjeshmëri Hyjnore

Shpëtimtari ka një kuptueshmëri të përsosur për të gjitha vështirësitë tona. Si njerëz të vdekshëm, kuptueshmëria jonë është e kufizuar. Mund të shpallim me Nefin që ne “e di[më] se ai i do fëmijët e tij; megjithatë, [ne] nuk e di[më] kuptimin e të gjitha gjërave” (1 Nefi 11:17).

Ndërsa kërkojmë përgjigje dhe drejtim për udhëtimin tonë vetjak, ne mund t’i mirëbesojmë Perëndisë dhe fuqisë së qenësishme në flijimin shlyes të Jezu Krishtit. Kur Jezu Krishti mori mbi Vete mëkatet e botës, Ai gjithashtu përjetoi çdo dhembje dhe vuajtje që mund të përjetojë çdo qenie njerëzore.

“Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem” (1 Korintasve 13:12).

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji; dhe kjo, që të plotësohet fjala që thotë se ai do të marrë përsipër dhembjet dhe sëmundjet e popullit të tij” (Alma 7:11).