Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
A gjen zbatim plani i shpëtimit për njerëzit gej?


“A gjen zbatim plani i shpëtimit për njerëzit gej?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)

“A gjen zbatim plani i shpëtimit për njerëzit gej?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët

A gjen zbatim plani i shpëtimit për njerëzit gej?

Perëndia ka një Plan për Lumturinë Tuaj

Plani i Perëndisë është i përsosur, edhe nëse kuptueshmëria jonë e tanishme për planin e Tij nuk është e tillë. Nëpërmjet Shpëtimtarit Jezu Krisht, ne mund të gjejmë shpresë dhe shërim pavarësisht nga shumë sfida të jetës.

Perëndia ka një plan për lumturinë tonë. Ai na dërgoi në tokë për të mësuar nga rrethanat tona. Ai na dërgoi këtu për të bërë zgjedhje.

Ne jetuam me Perëndinë përpara se të lindnim. Ne e njihnim Atë dhe Ai na njeh ne. Ai i njeh pikat tona të forta dhe të dobëta, ëndrrat dhe frikën tonë. Jeta në vdekshmëri është udhëtimi ynë vetjak për ta njohur sërish Perëndinë. Ai e njeh potencialin tonë të madh dhe se kush mund të bëhemi. Më shumë se gjithçka, Perëndia na do (shih 2 Nefi 2:25).

Ne mund ta kemi harruar kohën që kaluam me Perëndinë, por Ai nuk na ka harruar. Ai thërret profetë që të na kujtojë se përse jemi këtu dhe si të bëhemi si Ai (shih Lluka 11:49).

Ne jemi këtu për një qëllim të urtë. Perëndia na dërgoi në këtë kohë dhe vend. Ai i dinte sfidat me të cilat do të përballeshim, zgjedhjet që do të na kërkoheshin të bënim. Perëndia nuk do të detyrojë asnjë nga fëmijët e Tij që t’u binden ligjeve të Tij. Ai dëshiron që të zgjedhim vetë, cilatdo qofshin rrethanat tona, që të mësojmë nga përvoja dhe të bëhemi si Ai. Por Perëndia nuk do të na detyrojë që t’i bindemi. (Shih 2 Nefi 2:16.)

Si pasues të Jezu Krishtit, ne mësojmë ta dëgjojmë Shpirtin dhe të ecim në Dritën e Krishtit. Ne mund ta dallojmë atë që është e drejtë ose e gabuar, pavarësisht nga orekset fizike dhe tundimet që janë në kundërshtim me parimet e vërteta. Dhe duke zgjedhur të drejtën, ne rritemi më të fortë. Ndonjëherë mund të duket sikur jemi në luftë me veten, por mposhtja e kundërshtimit është pjesë e planit për të na bërë më të fortë. Kundërshtimi nuk është i rehatshëm, por është i domosdoshëm.

“Pasi, është e nevojshme që të ketë një kundërshtim në të gjitha gjërat. Po të mos ishte kështu, … drejtësi nuk mund të kishte, as ligësi, as shenjtëri ose mjerim, as të mirë ose të keqe” (2 Nefi 2:11).

Kur ne mëkatojmë – dhe ne të gjithë mëkatojmë – ne mund të pendohemi. Procesi i pendimit ndihmon për pastrimin e shpirtrave tanë dhe na lejon të afrohemi më shumë me Perëndinë. Pendimi nuk është një ndëshkim. Është një dhuratë e blerë në Gjetseman dhe në Golgotë nga Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti.

“Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar” (Isaia 53:5).

Flijimi i Shpëtimtarit tonë – që ne e quajmë Shlyerja e Jezu Krishtit – është më shumë sesa pagesë për mëkatet tona. Ne mund t’i drejtohemi Shpëtimtarit për të na shëruar zemrën, për të na e forcuar shpirtin dhe për të gjetur paqe. Ne mund t’i vëmë barrët tona në këmbët e Tij dhe Ai do t’i marrë ato. Ai është Shëlbuesi ynë. Ai na njeh.

“Dhe Ai do të marrë përsipër dobësitë e tyre, që zemra e tij të mund të mbushet me mëshirë, sipas mishit, që ai të mund të dijë, sipas mishit, se si të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre” (Alma 7:12).