Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
A kam përkatësi si një anëtar/e i/e Kishës?


“A kam përkatësi si një anëtar/e i/e Kishës?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)

“A kam përkatësi si një anëtar/e i/e Kishës?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët

A kam përkatësi si një anëtar/e i/e Kishës?

Ka një Vend për Ju

Shihni materialin filmik të Plakut Kristoferson “Is There a Place for Me?” [“A ka një Vend për Mua?”]

Ne ju Duam Këtu

“Jemi menduar dhe kujdesur shumë për ta kuptuar më mirë përvojën e tërheqjes ndaj së njëjtës gjini. Dhe për t’u siguruar që individët që ndiejnë një tërheqje të tillë, dhe familjet e tyre, të ndihen të mirëpritur dhe pjesë e familjes së madhe mbarëbotërore që është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Tani u flas drejtpërdrejt anëtarëve/e të Kishës që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose që përcaktohen si gej, lesbike ose biseksualë. Ne dëshirojmë që ju ta dini se ju duam. Jeni të mirëpritur. Ne duam që ju të jeni pjesë e bashkësive tona. Ju keni talente dhe aftësi të mëdha për t’ia ofruar mbretërisë së Perëndisë në tokë dhe ne i njohim kontributet e shumta me vlerë që ju jepni. Nëse ndonjëri prej jush nuk është i qartë për qëndrimin e Kishës për këto çështje, ne ju ftojmë që ju lutemi të gjeni kohë për të parë materialin e publikuar te [Life Help and Self-Reliance (Ndihma për Jetën dhe Mbështetja te Vetja) në ChurchofJesusChrist.org ose te programi Gospel Library (Biblioteka e Ungjillit)]. Me lutje kërkoni Shpirtin që t’ju japë përgjigjet që kërkoni. Dhe të jeni të sigurt se Perëndia i do fëmijët e Tij” (L. Whitney Clayton, “God Loveth His Children”, ChurchofJesusChrist.org).

Si Mund të Marr Pjesë?

Perëndia premton se, në qoftë se u bindemi ligjeve të Tij, ne do të kemi gëzim të përjetshëm dhe Ai përherë i mban premtimet e Tij. Njerëzit që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose identifikohen si gej, mund t’i bëjnë premtime Perëndisë dhe t’i mbajnë ato. Ata mund të ecin në dritën e Tij. Ata mund të marrin pjesë plotësisht në Kishë.

“Nëse anëtarët/et ndiejnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini dhe po përpiqen fort që ta jetojnë ligjin e dëlirësisë, udhëheqësit i përkrahin dhe i inkurajojnë për vendosmërinë e tyre. Këta anëtarë mund të marrin thirrje në Kishë, të mbajnë rekomandime tempulli dhe të marrin ordinanca tempulli nëse janë të denjë. Anëtarët meshkuj mund ta marrin dhe ushtrojnë priftërinë” (“Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini dhe Sjellja ndaj së Njëjtës Gjini”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.6.12).

Presidenti Gordon B. Hinkli shpalli:

“Ne i duam ata si bij dhe bija të Perëndisë. Ata mund të kenë disa prirje që janë të fuqishme dhe që mund të jenë të vështira për t’u kontrolluar. Shumica e njerëzve kanë prirje të një lloji apo një tjetri në periudha të ndryshme. Nëse nuk veprojnë sipas këtyre prirjeve, atëherë ata mund të shkojnë përpara siç bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë të Kishës. Nëse i shkelin ligjin e dëlirësisë dhe standardet morale të Kishës, atëherë ata i nënshtrohen disiplinës së Kishës, sikurse i nënshtrohen të tjerët” (“What Are People Asking about Us?” Ensign, nëntor 1998, f. 71).

Lartësimi Shpirtëror i të Tjerëve

Shihni materialin filmik të Karol F. Mek-Konkit “Lifting Others” [“Lartësimi Shpirtëror i të Tjerëve”].

Çdo Njeri Ka Dhurata

Cilatdo qofshin rrethanat e një personi, ai ose ajo mund të kontribuojë në kauzën e Zotit tani dhe mund të presë që besnikëria e tij ose e saj do të japë, këtu dhe pas kësaj jete, të njëjtat bekime që premtohen nga Perëndia për këdo që është besnik në mënyrë të ngjashme. Plaku D. Tod Kristoferson ka vërejtur:

“Çdo njeri ka dhurata; çdo njeri ka talente; çdo njeri mund të japë ndihmesë në shpalosjen e planit hyjnor në secilin brez. Shumë prej asaj që është e mirë, shumë prej asaj që është thelbësore – madje nganjëherë gjithçka që është e nevojshme për tani – mund të arrihet edhe në rrethana më pak se ideale. Kaq shumë prej jush po bëni gjithçka që mundeni. Dhe kur ju që mbani barrët më të rënda të vdekshmërisë, ngriheni në mbrojtje të planit të Perëndisë për ekzaltimin e fëmijëve të Tij, ne të gjithë jemi gati për të marshuar. Me vetëbesim ne dëshmojmë se Shlyerja e Jezu Krishtit e ka paraprirë dhe, më së fundi, do ta dëmshpërblejë gjithë mungesën e mundësive dhe humbjen për ata që kthehen tek Ai. Askush nuk është i paracaktuar që të marrë më pak sesa gjithçka që Ati ka për fëmijët e Tij” (“Përse Martesa, Përse Familja”, Liahona, maj 2015, f. 52).