Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
A janë në dispozicion për njerëzit gej bekimet e premtuara të Perëndisë?


“A janë në dispozicion për njerëzit gej bekimet e premtuara të Perëndisë?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)

“A janë në dispozicion për njerëzit gej bekimet e premtuara të Perëndisë?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët

A janë në dispozicion për njerëzit gej bekimet e premtuara të Perëndisë?

Bekimet e Perëndisë janë në Dispozicion për të Gjithë

“Të gjithë ne mendojmë ndonjëherë për jetën tonë dhe përpiqemi të vlerësojmë: ‘Ku jemi? Në çfarë pike kam arritur në jetë?’ Unë kam thënë gjithmonë se kur ju filloni ta krahasoni veten me një tjetër, kjo gjë ose çon në shkurajim ose çon në krenari. Asnjëra nga ato nuk është e mirë, por kjo është ajo që ndodh shpesh kur njerëzit fillojnë të krahasohen. Ata fillojnë të mendojnë: ‘Gjendja ime aktuale në jetë është më e mirë’ ose ‘Gjendja ime aktuale në jetë është shumë më e keqe’. Ndaj nuk është një ushtrim i frytshëm për ne që të përpiqemi të krahasojmë rrethanat tona me të një tjetri. Bekimet vijnë në një kohë të afërt; bekimet vijnë në një kohë të largët. Ndonjëherë bekimet ruhen për ne, besoj unë, pasi të kalojmë përmes velit, në ekzistencën tonë pas vdekshmërisë. Ndaj jemi në një hapësirë shumë të fundme pikërisht tani dhe në këtë hapësirë të fundme nuk është e dobishme që të përpiqemi të krahasojmë fatkeqësinë që kemi ose të përpiqemi të krahasojmë bekimet që kemi.

Ne kujtojmë se kur Adami dhe Eva u larguan nga Kopshti i Edenit, një nga gjërat që iu paraqit kur u larguan ishin ferrat dhe gjembat dhe ne të gjithë i kemi ato në jetën tonë. Por ne mund të kemi besim se të gjitha ato mund të kapërcehen, cilatdo qofshin ato që mund të vendosen përpara nesh. Zoti na thotë se do të ketë fatkeqësi përgjatë rrugës dhe Ai madje na sugjeron se hidhërimet tona do të shenjtërohen për mirë. Tani, ndonjëherë duhet të presim disa vjet për këtë, por në fund të fundit mund të sigurohemi se premtimi për jetë të përjetshme është për të gjithë. Të gjithë do të shpërblehen në mënyrë të barabartë për besnikërinë e tyre. Nëse duroni deri në fund, do të bekoheni. Mund të jetë e vështirë sot dhe nesër, dhe muajin tjetër, por nuk do të jetë gjithmonë e vështirë. Ju mund t’ia dilni ndërsa ushtroni besimin tuaj te Jezu Krishti, në Shlyerjen e Tij.

Ndonjëherë do të ketë fatkeqësi dhe sprova që do të na vijnë, që do të duken sikur janë shumë të vështira për t’u duruar. Por atëherë Ai tha: ‘Megjithatë, merrni zemër, sepse unë do t’ju udhëheq përgjatë udhës’. Ky është një premtim nga Zoti. Merrni zemër. Mes fatkeqësisë suaj, merrni zemër, sepse unë do t’ju udhëheq përgjatë udhës. Dhe unë jap dëshmi se Jezu Krishti do t’ju udhëheqë përgjatë udhës në çdo fatkeqësi që keni” (Gary E. Stevenson, “No Blessings Denied the Faithful”, ChurchofJesusChrist.org).