Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
Çfarë duhet të bëj nëse kam depresion ose ankth apo mendime vetëvrasjeje?


“Çfarë duhet të bëj nëse kam depresion ose ankth apo mendime vetëvrasjeje?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)

“Çfarë duhet të bëj nëse kam depresion ose ankth apo mendime vetëvrasjeje?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët

Çfarë duhet të bëj nëse kam depresion ose ankth apo mendime vetëvrasjeje?

Shërbimet Telefonike të Ndihmës në Raste Krizash

Shko te “In Crisis? Talk Now” [“Në Krizë? Fol Tani”] për mjete shtesë për parandalimin e vetëvrasjes dhe dhënien e shërbesës.

Depresioni dhe Vetëvrasja

Njerëzit që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose e identifikojnë veten si gej, mund të jenë në rrezik më të madh për depresion ose vetëvrasje. Njerëzit që janë në depresion ose që mund të mendojnë për vetëvrasje, duhet të dinë se ka njerëz që i duan dhe duhet t’i drejtohen një profesionisti kompetent të shëndetit mendor. Burime shtesë që trajtojnë vetëvrasjen, të tilla si Thoughts of Suicide [Mendime për Vetëvrasje], mund të gjenden te pjesa Life Help and Self-Reliance [Ndihma për Jetën dhe Mbështetja te Vetja] në ChurchofJesusChrist.org ose në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Ndjenjat Janë të Vërteta

Ndjenjat e depresionit janë të vërteta dhe mund të jenë dërrmuese dhe ligështuese. Shpesh këshillimi profesional dhe kujdesi mjekësor mund t’i ndihmojnë njerëzit që përballen me depresionin. Kur ndjenjat e depresionit kthehen në mendime për vetëvrasje, është vendimtare që të keni dikë me të cilin të flisni. Njerëzit që kanë prirje vetëvrasëse, kanë dhembje të konsiderueshme fizike, mendore ose emocionale; shpesh izolohen dhe mund të ndiejnë se nuk kanë shpresë për të ardhmen. Ata mund të ndiejnë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i dhënë fund dhembjes gjymtuese përveçse duke marrë jetën e vet. Mendimet për vdekje nëpërmjet vetëvrasjes shpesh sillen ndër mend, merren në konsideratë dhe rimerren në konsideratë përpara se të bëhet ndonjë përpjekje. Gjatë kësaj periudhe kur janë duke e menduar, ndërhyrja mund të shpëtojë një jetë.

Parandalimi i vetëvrasjes fillon me njohjen e shenjave paralajmëruese. Për një listë të shenjave paralajmëruese, ju lutemi vizitoni faqen American Foundation of Suicide Prevention [Fondacioni Amerikan i Parandalimit të Vetëvrasjeve].

Flisni me Dikë të Cilit i Mirëbesoni

Nëse duket se dikush mund të jetë në rrezik, gjëja më e mirë që një person mund të bëjë, është të flasë me atë lidhur me rrezikun. Mund të duket e vështirë ose mendjemadhësi, por njerëzit që janë në depresion shpesh kanë nevojë të skajshme për dikë me të cilin të flasin, dikë që t’i ndihmojë të përpunojnë mendimet dhe ndjenjat. Këto bashkëbisedime mund të jenë të vështira, por janë vendimtare për të zvogëluar ndjenjat e izolimit dhe mungesës së shpresës që mund të çojnë në vetëvrasje. Nëse duket se një person rrezikon menjëherë që të kryejë vetëvrasje, telefonojini shërbimit telefonik kombëtar, në dispozicion çdo ditë në 24 orë, te numrat: 116111 për fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 18 vjeç, 116117 për vajza të moshës mbi 18 vjeç dhe për gra. Për informacion më të hollësishëm vizitoni faqen e internetit https://alo116.al.

Dhembshuria Është Çelësi

Plaku Xhefri R. Holland flet me dhembshuri për trajtimin e depresionit:

“Cilado qoftë beteja juaj, vëllezërit dhe motrat e mia – mendore apo emocionale, ose fizike apo diçka tjetër – mos votoni kundër jetës që është kaq e çmueshme, duke i dhënë fund asaj! Mirëbesoni te Perëndia. Mbahuni fort te dashuria e Tij. Dijeni se një ditë, agimi do të çajë plot shkëlqim dhe të gjitha hijet e vdekshmërisë do të largohen. Edhe pse mund të ndihemi se jemi ‘si një vazo e thyer’, sikurse tha Psalmisti, ne duhet të kujtojmë se ajo vazo është në duart e poçarit hyjnor” (“Si një Vazo e Thyer”, Liahona, nëntor 2013, f. 42).