Seminare dhe Institute
Mësimi 26: Jezu Krishti do të Sundojë si Mbret i Mbretërve dhe do të Gjykojë Botën


Mësimi 26

Jezu Krishti do të Sundojë si Mbret i Mbretërve dhe do të Gjykojë Botën

Hyrje

Gjatë Mijëvjeçarit, Jezu Krishti “do të sundojë si Mbreti i Mbretërve dhe do të mbretërojë si Zot i Zotërve dhe çdo gju do të gjunjëzohet dhe çdo gjuhë do të pohojë me adhurim para tij. Secili nga ne do të qëndrojë për t’u gjykuar prej Tij për veprat dhe dëshirat e zemrave tona” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 3). Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të kuptojnë se nuk u duhet të presin deri në Mijëvjeçar për t’i gëzuar disa nga bekimet e tij.

Lexim Konteksti

  • Kapitulli 45, “Mijëvjeçari” Parimet e Ungjillit [2009], f. 275-279.

  • Kapitulli 46, “Gjykimi i Fundit” Parimet e Ungjillit [2009], f. 281-286.

  • Nëse gjendet: Kapitulli 37, “The Millennium and the Glorification of the Earth”, Doctrines of the Gospel Student Manual, bot. 2-të (Church Educational System manual, 2010), f. 104–106.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 65:1–6

Jezu Krishti do të mbretërojë personalisht në tokë

Kërkojuni studentëve të renditin në një fletë letre gjërat për apo rreth të cilave luten rregullisht. Ftojini disa studentë të tregojnë atë që kanë shkruar, nëse nuk e kanë problem po ta bëjnë.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 65. (Nëse studentët nuk e kanë botimin në anglisht të vitit 2013 të shkrimeve të shenjta, shpjegoni se ky seksion është një zbulesë mbi lutjen e dhënë nëpërmjet Profetit Jozef Smith.) Shpjegoni se në këtë zbulesë Zoti na thotë diçka për të cilën duhet të lutemi, veçanërisht ndërsa dëshmojmë përmbushjen e ngjarjeve të profetizuara se do të ndodhin në ditët e mëvonshme.

Ftojini dy studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 65:1–2. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar përshkrimin e Zotit për përhapjen e ungjillit. Më pas, pyetni:

  • Deri ku do të përhapet ungjilli i Jezu Krishtit? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Ungjilli i Jezu Krishtit do të shtrihet deri në skajet e tokës. Shkruajeni këtë doktrinë në tabelë.)

  • Sipas vargut 2, cili është guri që shkëputet pa duar nga mali?

Pasi të përgjigjen studentët, lexojeni thënien e mëposhtme nga Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985):

Pamja
Presidenti Spenser W. Kimball

“Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme … është mbretëria e krijuar nga Perëndia i qiellit, që nuk do të shkatërrohet e as do të zëvendësohet kurrë. … Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë kishte ardhur dita … [që] Kisha të organizohej. E vogël siç ishte, me vetëm gjashtë anëtarë, krahasuar me gurin që shkëputet pa duar nga mali, që do t’i thyejë në copa kombet e tjera dhe do të përhapet e të mbushë tërë tokën. … Sot guri përhapet për ta mbushur tokën” (“The Stone Cut without Hands”, Ensign, maj 1976, f. 8, 9).

  • Çfarë do të thotë për ju të jesh pjesë e mbretërisë së Perëndisë në tokë?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 65:3–4 . Ftojeni një studenti tjetër të lexojë me zë të lartë vargjet 5–6 . Kërkojini klasës ta ndjekë, duke kërkuar këshillën e Zotit mbi ato për të cilat duhet të lutemi. Pastaj diskutoni për pyetjet vijuese:

  • Sipas këtyre vargjeve, për çfarë duhet të lutemi teksa përgatitemi për Ardhjen e Dytë? (Ndërsa studentët i përgjigjen kësaj pyetjeje, ju mund të doni t’i ftoni ta krahasojnë vargun 6 me fjalët e Lutjes së Zotit te Mateu 6:10.)

  • Cilat janë dy mbretëritë për të cilat është fjala te vargu 6? (“Mbretëria e Perëndisë” në tokë [ose Kisha] dhe “mbretëria e qiellit”.)

  • Çfarë e urdhëroi Zoti të bënte “mbretërinë e Perëndisë” në tokë? (Teksa studentët përgjigjen, theksojeni doktrinën vijuese: Mbretëria e Perëndisë në tokë ose Kisha e Jezu Krishti, do të përhapet nëpër botë dhe do t’i përgatitë banorët e tokës për mbretërimin mijëvjeçar të Krishtit.)

(Shënim: Mund të dëshironi të theksoni se gjatë Mijëvjeçarit, Jezu Krishti do të ushtrojë juridiksion politik dhe kishtar në të gjithë tokën. [Nëse gjendet, shih Doctrine and Covenants Student Manual, bot. i 2-të (Church Educational System manual, 2001), f. 139–140.])

Kopjoni në tabelë, pasqyrën përmbledhëse në vijim ose jepjani çdo studenti si fletushkë (mos e përfshini materialin në kllapa):

Pamja
fletushkë, Jezu Krishti dhe Mijëvjeçari

Jezu Krishti dhe Mijëvjeçari

Çfarë do të bëjë Krishti gjatë Mijëvjeçarit?

Isaia 9:6–7; 33:22; Zbulesa 11:15; 1 Nefi 22:24

(Ai do të sundojë mbi mbretërinë e Perëndisë në tokë. Ai do të veprojë si gjykatës e ligjdhënës dhe do të na shpëtojë.)

Ku do të jetë Krishti gjatë Mijëvjeçarit?

Sofonia 3:15–17; Doktrina e Besëlidhje 29:11; 45:59

(Ai do të banojë në tokë në mes të popullit të Tij.)

Si do të mbretërojë Krishti gjatë Mijëvjeçarit?

Zbulesa 19:15; Doktrina e Besëlidhje 38:21–22

(Krishti do të jetë mbreti dhe ligjdhënësi.)

Çfarë efektesh do të ketë mbretërimi i Krishtit?

Isaia 2:2–4; 1 Nefi 22:25–28; 2 Nefi 30:10–18

(Në tokë do të vendoset paqe, njëzëshmëri dhe drejtësi. Satani nuk do të ketë fuqi mbi zemrat e njerëzve.)

Shënim: Ju mund të dëshironi të shpjegoni se kjo veprimtari do të ilustrojë vlerën e të studiuarit ndonjëherë të shkrimeve të shenjta sipas temës. Kur i studiojmë shkrimet e shenjta sipas temës, ne mund të shohim hollësi – të tilla si modele dhe nëntema – me qartësi më të madhe.

Ndajeni klasën në grupe me nga katër studentë. Kërkojini një studenti në secilin grup të studiojë referencat dhe t’i përgjigjet pyetjes në rreshtin e parë të pasqyrës përmbledhëse. Kërkojini një studenti tjetër në grup të bëjë të njëjtën gjë me rreshtin e dytë e kështu me radhë. Udhëzojini studentët që t’u kushtojnë vëmendje të veçantë fjalëve dhe frazave që ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve të caktuara. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që gjejnë. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët ta diskutojnë atë që mësuan me pjesëtarët e tjerë të grupit të tyre.

(Shënim: Nëse ju gjendet gjatë përgatitjes për mësimin, këshillohuni me manualin vijues për komentet mbi 1 Nefin 22:26: Book of Mormon Student Manual [Church Educational System manual, 2009], f. 48.)

Pastaj, bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Nga ajo që diskutuat, çfarë prisni më me padurim rreth Mijëvjeçarit? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruajeni në tabelë doktrinën vijuese: Shpëtimtari do të mbretërojë vetë në tokë gjatë Mijëvjeçarit.)

  • Cilat janë disa mënyra që ne mund ta lejojmë Shpëtimtarin të mbretërojë vetë në jetën tonë tani?

  • Si mund të ndryshonte jeta jonë po ta lejonim Krishtin të mbretëronte në jetën tonë?

Lexojeni thënien e mëposhtme nga Presidenti Spenser W. Kimball:

Pamja
Presidenti Spenser W. Kimball

“Kur Satani lidhet në një shtëpi të vetme – kur Satani lidhet në një jetë të vetme – Mijëvjeçari ka filluar tashmë në atë shtëpi, në atë jetë” (The Teachings of Spencer W. Kimball, red. Edward L. Kimball [1982], f. 172).

Jepuni studentëve kohë për t’u përsiatur mbi atë që do të bëjnë për ta ftuar Shpëtimtarin që të mbretërojë vetë në jetën dhe familjet e tyre.

Gjoni 5:22; Mateu 12:36–37; Zbulesa 20:12–13; Mosia 4:30; Doktrina e Besëlidhje 137:9

Jezu Krishti do të jetë gjykatësi ynë

Shfaqini fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta ose shkruajini ato në tabelë:

Gjoni 5:22

Mateu 12:36–37

Zbulesa 20:12–13

Mosia 4:30

Doktrina e Besëlidhje 137:9

Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë se si do të përgjigjeshin nëse një mik do të bënte pyetjet vijuese: “Kush do të jetë gjykatësi ynë Ditën e Gjykimit?” dhe “Mbi çfarë bazash do të gjykohemi?” Lërini studentët që t’i studiojnë për disa minuta fragmentet e renditura në tabelë dhe që të formulojnë një përgjigje për këtë pyetje. Pas disa minutash, ftojini studentët t’i diskutojnë përgjigjet e tyre me personin që është ulur pranë tyre. Më pas, pyeteni klasën:

  • Çfarë keni mësuar rreth Ditës së Gjykimit? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Jezu Krishti do të jetë gjykatësi ynë.)

  • Mbi çfarë bazash do të na gjykojë Shpëtimtari? (Përgjigjet duhet të përfshijnë doktrinën vijuese: Shpëtimtari do të na gjykojë sipas fjalëve, mendimeve dhe veprave tona si dhe dëshirave të zemrave tona.)

Lexojeni thënien vijuese nga Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

“Mësuesi ynë jetoi një jetë të përkryer, të pamëkat dhe prandaj qe i lirë nga kërkesat e drejtësisë. Ai është i përkryer në çdo tipar, përfshirë dashurinë, dhembshurinë, durimin, bindjen, faljen dhe përulësinë. …

“Unë dëshmoj se me vuajtjen dhe agoninë e papërfytyrueshme, me një çmim të pallogaritshëm, Shpëtimtari e fitoi të drejtën e Tij për të qenë Shëlbuesi ynë, Ndërmjetësi ynë, Gjykatësi ynë Përfundimtar ” (“The Atonement Can Secure Your Peace and Happiness”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 42).

  • Si ndikon te ndjenjat tuaja për Gjykimin Përfundimtar dijenia se Jezu Krishti do të jetë “Gjykatësi Përfundimtar” i yni?

Nxitini studentët ta shkruajnë pyetjen vijuese në një kartolinë ose copë letre dhe ta vënë në një vend të dukshëm: “Si do ta lejoj Jezu Krishtin të mbretërojë në jetën time sot?

Leximet e Studentëve