Seminare dhe Institute
Mësimi 23: Shpëtimtari Rivendosi Priftërinë, Kishën dhe Ungjillin e Tij


Mësimi 23

Shpëtimtari Rivendosi Priftërinë, Kishën dhe Ungjillin e Tij

Hyrje

Apostujt bashkëkohorë kanë dëshmuar: Ne shpallim solemnisht që priftëria dhe Kisha e [Jezu Krishtit] është rivendosur në tokë” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 3). Ndërsa e jepni këtë mësim, ndihmojini studentët ta kuptojnë se, si pjesë e shërbesës së Tij të përjetshme, Shpëtimtari e drejtoi Rivendosjen e ungjillit dhe të Kishës së Tij nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Një studim i kujdesshëm i Doktrinës e Besëlidhjeve nxjerr në pah se Jezu Krishti e drejton mbretërinë e Perëndisë në tokë.

Lexim Konteksti

  • James E. Faust, “The Restoration of All Things”, Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 61–62, 67–68.

  • Ted R. Kelister, “Cili Është Projekti i Kishës së Krishtit?” (Takim Shpirtëror i Sistemit Arsimor të Kishës për të rinjtë në moshë madhore, 12 janar 2014); LDS.org.

Sugjerime për Mësimdhënien

Joseph Smith – Historia 1:18–20

Jezu Krishti e rivendosi Kishën e Tij në ditët e mëvonshme

Fillojeni orën mësimore duke u kërkuar studentëve të renditin disa pyetje të rëndësishme që dikush mund t’i bëjë Atit Qiellor. Pas disa përgjigjesh, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Joseph Smith – Historinë 1:18–19 . Më pas, pyetni:

  • Çfarë pyetjeje i bëri Jozef Smithi Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

  • Si u përgjigj Jezu Krishti? (Merrni parasysh të vini në dukje se vargu 20 shënon se Shpëtimtari e përsëriti përgjigjen e Tij: “Ai përsëri më ndaloi të bashkohesha me ndonjë prej tyre”.)

  • Nëse të gjitha kishat e kishin “gabim” çfarë nevojitej të ndodhte në mënyrë që Kisha e Zotit të ishte në tokë? (Nevojitej të ishte një rivendosje e Kishës së Zotit që ishte në Dhiatën e Re.)

Shfaqeni thënien e mëposhtme nga Presidenti Xhemjs E. Faust (1920–2007) i Presidencës së Parë dhe kërkojini një studenti ta lexojë atë me zë të lartë:

Pamja
Presidenti Xhejms E. Faust

“Ne besojmë se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një rivendosje e Kishës së hershme të themeluar nga Jezu Krishti, e cila qe ndërtuar ‘mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes’ (Efesianëve 2:20). Nuk është shkëputje nga asnjë kishë tjetër” (“The Restoration of All Things”, Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 68).

  • Çfarë do të thotë kur ne themi që Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një rivendosje e Kishës së Shpëtimtarit të themeluar në kohët e Dhiatës së Re?

Thuajuni studentëve se nuk ka kohë të mjaftueshme në orën mësimore për ta krahasuar çdo element të Kishës së vjetër (d.m.th të hershme) të Zotit me Kishën e rivendosur. Megjithatë, ju mund të dëshironi t’i vini studentët të shqyrtojnë shkrimet Lluka 6:13; 10:1; Veprat e Apostujve 14:23; Efesianëve 4:11; Filipianëve 1:1 dhe Titit 1:5 dhe të përcaktojnë elementet e strukturës organizative të Kishës së vjetër që ekzistojnë edhe sot në Kishë. (Për më shumë shembuj, nxitini studentët të lexojnë “Cili është Projekti i Kishës së Krishtit?” nga Vëllai Ted R. Kelister, presidenti i përgjithshëm i Shkollës të së Dielës, që renditet te pjesa e Leximeve të Studentëve në këtë mësim.) Shfaqeni thënien e mëposhtme nga Vëllai Kelister dhe kërkojini një studenti ta lexojë atë me zë të lartë:

Pamja
Ted R. Kelister

Nëse një person do të krahasonte … Kishë[n] e hershme të Krishtit me secilën kishë në botë sot, ai do të zbulonte se pikë për pikë, organizim për organizim, mësim për mësim, ordinancë për ordinancë, fryt për fryt dhe zbulesë për zbulesë, do të përkonte vetëm me një kishë – Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” (“Cili është Projekti i Kishës së Krishtit?” [Takim Shpirtëror i Sistemit Arsimor të Kishës për të rinjtë në moshë madhore, 12 janar 2014]; LDS.org.

  • Pse është e rëndësishme të kemi një dëshmi që Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një rivendosje e Kishës së hershme të Shpëtimtarit? (Një dëshmi e tillë na ndihmon ta dallojmë se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e vërtetë e Zotit në tokë sot. Duke qenë se Zoti është i njëjti dje, sot e përgjithmonë, ne duhet të presim që Kisha e Tij të përmbajë po të njëjtat elemente në çdo periudhë ungjillore.)

Doktrina e Besëlidhje 1:17, 38; 18:34–35

Jezu Krishti drejton punën e Rivendosjes

Ftojini studentët ta këqyrin Joseph Smith – Historinë 1:17 dhe të përcaktojnë se çfarë e urdhëroi Ati Qiellor Jozef Smithin të bënte (ta dëgjonte Birin e Tij). Pastaj lexojeni me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Jozef Filding Smith (1876–1972):

Pamja
Presidenti Jozef Filding Smith

“E gjithë zbulesa që nga rënia ka ardhur nëpërmjet Jezu Krishtit” (Doctrines of Salvation, bot. Bruce R. McConkie, 3 vëll. [1954–1956], 1:27).

Për ta ilustruar këtë të vërtetë, ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 1:17, 38; 18:34–35 me pyetjen vijuese në mendje: Si na ndihmojnë këto vargje që ta kuptojmë më mirë të vërtetën se Jezu Krishti e udhërrëfen dhe e drejton Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës? Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët të tregojnë atë që kanë gjetur.

Shfaqeni thënien e mëposhtme nga Plaku Geri J. Koleman, i Të Shtatëdhjetëve dhe ftojeni një student ta lexojë atë me zë të lartë:

Pamja
Plaku Geri J. Koleman

“Doktrina e Besëlidhje është një dhiatë e ditëve të mëvonshme e shërbesës së Jezu Krishtit te fëmijët e Perëndisë nëpërmjet profetëve dhe shërbëtorëve të Perëndisë dhe e ilustron modelin hyjnor të zbulesës që e udhërrëfen Kishën dhe anëtarët e saj sot” (“You Shall Have My Word: The Personal Ministry of Jesus Christ in the Restoration”, në You Shall Have My Word: Exploring the Text of the Doctrine and Covenants, red. Scott C. Esplin, Richard O. Cowan, and Rachel Cope, The 41st Annual Brigham Young University Sidney B. Sperry Symposium [2012], f. 3).

  • Sipas Plakut Koleman, pse është e rëndësishme Doktrina e Besëlidhje për Kishën sot? (Ajo është një dhiatë e ditëve të mëvonshme e shërbesës së Jezusit dhe tregon se si zbulesa e udhëheq Kishën sot.)

  • Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që fëmijët e Atit Qiellor ta kuptojnë të vërtetën që dha mësim Plaku Koleman?

Dëshmoni se shfaqjet, zbulesat dhe dhënia e fuqive dhe e çelësave të priftërisë gjatë Rivendosjes janë një pjesë e rëndësishme shërbesës së Tij të përjetshme. Për t’i ndihmuar studentët ta shohin më posaçërisht se si e drejtoi Shpëtimtari Rivendosjen e ungjillit të përhershëm dhe Kishën e Tij në ditët e mëvonshme, shfaqni tabelën vijuese ose jepuani studentëve si fletushke (mos i përfshini fjalët në kllapa):

Pamja
fletushkë, Shpëtimtari Drejton punën e Rivendosjes

Shpëtimtari Drejton punën e Rivendosjes

Doktrinat e Kishës

Ordinancat e Kishës

Udhëheqja e Kishës

Kreu dhe përmbledhja e seksionit 76 te Doktrina e Besëlidhje (Mbretëritë e lavdisë, jeta pas vdekjes)

Doktrina e Besëlidhje 84:33–39 (Betimi dhe besëlidhja e priftërisë)

Doktrina e Besëlidhje 128:1, 15, 18 (Pagëzimi mëkëmbës për të vdekurit)

Doktrina e Besëlidhje 131:1–4 (Martesa çelestiale e nevojshme për ekzaltim)

Doktrina e Besëlidhje 137:6–10; 138:29–35 (Ata që vdesin pa dijeni për të vërtetën do të kenë mundësi për shëlbim)

Doktrina e Besëlidhje 20:37, 72–74 (Kërkesat për pagëzim dhe mënyra e duhur e tij)

Doktrina e Besëlidhje 20:70 (Bekimi i fëmijëve)

Doktrina e Besëlidhje 20:75–77, 79 (Administrimi i sakramentit)

Doktrina e Besëlidhje 124:33–39 (Ordinancat e tempullit)

Doktrina e Besëlidhje 132:7, 15–20 (Martesa e përjetshme)

Doktrina e Besëlidhje 20:38–59 (Punët e detyrave në priftëri)

Doktrina e Besëlidhje 20:61–62 (Kryerja e konferencave të rregullta të Kishës)

Doktrina e Besëlidhje 26:2 (Miratimi i përbashkët)

Doktrina e Besëlidhje 107:22–27, 33–35, 64–67, 85–91 (Detyrat e udhëheqjes së Kishës)

Ndajeni klasën në tre grupe dhe jepini secilit grup një kolonë për ta studiuar. Ftojeni çdo student që të lexojë tri ose katër prej referencave në kolonën që u është caktuar dhe të përgatitet për t’iu përgjigjur pyetjeve vijuese:

  • Çfarë rivendosi Shpëtimtari në tokë nëpërmjet Profetit Jozef Smith?

  • Pse janë të rëndësishme parimet apo praktikat që zbuluat?

Pas disa minutash, ftojini studentët të tregojnë atë që kanë zbuluar. Ndërsa i tregojnë, theksoni se Jezu Krishti e drejton punën e Rivendosjes. Nëse nevojitet, bëjuni anëtarëve të klasës pyetje të ngjashme me vijueset:

  • Pse është e rëndësishme të kuptojmë se Jezusi vazhdon ta drejtojë punën e Kishës së Tij dhe udhëheqësit e saj?

  • Çfarë përvojash ju kanë ndihmuar të dini se kjo Kishë është Kisha e Jezu Krishtit?

Nëse e lejon koha, kërkojini një studenti ta lexojë me zë të lartë Doktrina e Besëlidhje 1:30. Më pas, pyeteni klasën:

  • Pasi ta keni marrë parasysh atë që kemi diskutuar sot, pse Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është e “vetm[ja] kishë [e] vërtetë dhe [e] gjallë mbi faqen e tërë dheut”? (Sepse ajo është e vetmja kishë në tokë me autoritetin hyjnor për ta dhënë mësim ungjillin e vërtetë të Jezu Krishtit, për të administruar ordinancat e nevojshme për shpëtimin dhe për të marrë zbulesë të vazhdueshme nëpërmjet shërbëtorëve të caktuar nga Zoti.)

Për ta përfunduar mësimin, merrni parasysh t’i kërkoni një studenti të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 76:40–42 dhe kërkojini klasës që ta ndjekë. Dëshmoni se këto vargje janë një përmbledhje e shërbesës së përjetshme të Shpëtimtarit. Sfidojini studentët që të marrin parasysh atë që mund të bëjnë për ta nderuar Jezu Krishtin, i cili kreu Shlyerjen që ne të mund të shenjtëroheshim, pastroheshim e shpëtoheshim në mbretërinë e Atit.

Leximet e Studentëve