Seminare dhe Institute
Mësimi 27: Jezu Krishti Është Drita, Jeta dhe Shpresa e Botës


Mësimi 27

Jezu Krishti Është Drita, Jeta dhe Shpresa e Botës

Hyrje

Jezu Krishti “është drita, jeta dhe shpresa e botës” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 3). Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të kuptojnë se, teksa vijnë te Krishti, ata do të marrin shpresë më të madhe për jetën e përjetshme dhe do të kenë më tepër vendosmëri për t’i duruar sprovat e jetës.

Lexim Konteksti

Sugjerime për Mësimdhënien

Gjoni 1:1–9; Doktrina e Besëlidhje 88:6–13

Jezu Krishti është Drita e Botës

Lexojeni thënien në vijim nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë. Kërkojini klasës të dëgjojë rrethanat që mund ta bëjnë dikë të ndihet si të ishte i rrethuar nga errësira:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Më pëlqen së tepërmi një pikturë në zyrën time që titullohet Hyrja për te Ndriçimi i Mendjes. U krijua nga një mik i imi, artisti danez Johan Benthin, i cili ishte presidenti i parë i kunjit në Kopenhagë të Danimarkës.

Piktura tregon një dhomë të errët me një derë të hapur nga e cila po shkëlqen drita. Është interesante për mua që drita që vjen nga dera nuk e ndriçon të gjithë dhomën – vetëm hapësirën pikërisht përballë derës.

Për mua, errësira dhe drita në këtë pikturë janë një metaforë për jetën. Është pjesë e gjendjes sonë si qenie të vdekshme që ndonjëherë të ndihemi sikur jemi rrethuar nga errësira. Mund të kemi humbur një njeri të dashur; një fëmijë mund të ketë dalë nga udha; mund të kemi marrë një diagnozë mjekësore shqetësuese; mund të kemi sfida punësimi dhe të jemi rënduar me dyshime apo frikë; ose mund të ndihemi të vetmuar apo pa dashuri.

Por edhe pse mund të ndihemi të humbur në mes të rrethanave tona të tanishme, Perëndia premton shpresën e dritës së Tij – Ai premton të na e ndriçojë udhën përpara nesh dhe të na tregojë udhën për të dalë nga errësira” (“Shpresa e Dritës së Perëndisë” Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 70).

  • Cilat janë disa rrethana që mund ta bëjnë dikë të ndihet si të ishte i rrethuar nga errësira?

  • Çfarë tha Presidenti Uhtdorf se mund të bëjë Perëndia kur ne ndihemi në këtë mënyrë?

Pasi studentët të përgjigjen, shpjegoni se ky mësim do të përqendrohet te mënyra se si mund të marrim dritë dhe shpresë nga Perëndia, cilatdo qofshin rrethanat tona.

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Gjoni 1:1–5. Ftojeni klasën ta ndjekë, duke kërkuar fjalët dhe frazat që Gjoni përdori për ta përshkruar Shpëtimtarin. Teksa studentët raportojnë atë që gjetën, shkruajeni në tabelë doktrinën vijuese: Jezu Krishti është Drita e Botës.

Për t’i ndihmuar studentët që ta thellojnë të kuptuarin e kësaj doktrine, kërkojuni të lexojnë në heshtje Gjoni 1:6–9 . Më pas, pyetni:

  • Çfarë na mësojnë këto vargje rreth rolit të Jezu Krishtit si Drita e Botës?

  • Si ju ndihmojnë poshtëshënimet për vargun 9 që ta kuptoni mënyrën se si Jezusi mund të jetë Drita e Botës për të gjithë individët?

Thuajuni studentëve se, në shkrimet e shenjta, drita “që ndriçon çdo njeri” (Gjoni 1:9) ose Drita e Krishtit, “quhet nganjëherë Shpirti i Zotit, Shpirti i Perëndisë, Shpirti i Krishtit ose Drita e Jetës” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 38). Drita e Krishtit përshkruhet te Doktrina e Besëlidhje 88.

Caktojini studentët që të punojnë në dyshe. Kërkojuni studentëve të studiojnë Doktrinën e Besëlidhjeve 88:6–13 dhe të përcaktojnë se si Jezu Krishti është burimi i dritës dhe i jetës. Pas një kohe të mjaftueshme, bëni pyetjet vijuese:

  • Si ndikon Drita e Krishtit tek të gjitha krijimet e Atit Qiellor?

  • Çfarë sugjerojnë të vërtetat e shënuara në këto vargje se ka fuqi të bëjë Drita e Krishtit për një individ?

  • Pse është e dobishme të kuptohet se drita që qeveris universin është “e njëjta dritë që e përshpejton të kuptuarin tuaj”? (DeB 88:11).

Shfaqeni thënien e mëposhtme nga Presidenti Diter F. Uhtdorf dhe kërkojini një studenti ta lexojë atë me zë të lartë:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

Drita e Perëndisë është e vërtetë. Është e disponueshme për të gjithë! Ajo i jep jetë gjithçkaje [shih DeB 88:11–13]. Ajo ka fuqinë ta zbu[t]ë dhembjen e plagës më të thellë. Mund të jetë një balsam shërues për vetminë dhe sëmundjen e shpirtrave tanë. Në brazdat e dëshpërimit, ajo mund të mbjellë farat e një shprese më të shndritshme. Ajo mund të ndriçojë luginat më të thella të hidhërimit. Mund të ndriçojë shtegun para nesh dhe të na udhëheqë përmes natës më të errët drejt premtimit për një agim të ri.

Ky është ‘Shpirti i Jezu Krishtit’, që i jep ‘dritë çdo njeriu që vjen në botë’ DeB 84:45–46]” (“Shpresa e Dritës së Perëndisë” Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 75).

Diskutoni me klasën tuaj për pyetjet vijuese:

  • Sipas Presidentit Uhtdorf, çfarë bekimesh vijnë nga drita që Ati në Qiell na ofron nëpërmjet Jezu Krishtit?

  • Kur i keni përjetuar bekimet për të cilat foli Presidenti Uhtdorf?

Shkruajeni thënien e paplotë vijuese në tabelë:

Drita e Botës jep …

Ftojini studentët ta lexojnë përsëri Doktrinën e Besëlidhjet 88:13 duke kërkuar një frazë që e plotëson thënien në tabelë. Pyetni:

  • Si lidhet roli i Shpëtimtarit si Drita e Botës me rolin e Tij si Jeta e Botës?

  • Në çfarë mënyrash lidhet drita me jetën? (Mund të vini në dukje se Jezusi është “jeta e botës për shkak se ringjallja dhe shlyerja e tij na shpëtojnë edhe nga vdekja fizike, edhe nga vdekja shpirtërore” [Dallin H. Oaks, “The Light and Life of the World”, Ensign, Nov. 1987, f. 65].)

  • Cila mund të jetë rrjedhoja nëse drita dhe fuqia e Shpëtimtarit do të ndalonte së mbajturi në jetë të gjitha gjërat? (Nuk do të kishte më jetë.)

Shpjegoni se shkrimet e shenjta do të japin shembuj të mënyrës se si Jezusi është Drita e Botës me plot kuptimin e fjalës. Në kohën e vdekjes së Shpëtimtarit, pati tri ditë errësire, duke simbolizuar se Drita e Botës ishte larguar nga bota (shih 3 Nefi 8:20-23). Nga ana tjetër, lindja e Shpëtimtarit u shoqërua me një yll dhe drita të mëdha në qiej dhe gjithashtu me tri ditë dritë (shih Helamani 14:3–5; 3 Nefi 1:15, 21).

Psalmet 146:5; Romakëve 5:3–5; 15:13; Ethëri 12:4, 32; Moroni 7:3, 40–41

Jezu Krishti është shpresa e botës

Shpjegojuani studentëve se termi shpresë mund të ketë kuptime të shumta. Në kontekstin e ungjillit të Jezu Krishtit shpresa është “pritja me besim dhe dëshirë e bekimeve të premtuara të drejtësisë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shpresë”; scriptures.lds.org). Shpëtimtari quhet nganjëherë “shpresa e botës” sepse bekimet e premtuara të drejtësisë na vijnë nëpërmjet Tij (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 3).

Shfaqini pyetjet dhe referencat vijuese të shkrimeve të shenjta ose shkruajini në tabelë:

Ku përqendrohet shpresa e vërtetë? (Ethëri 12:4, 32; Moroni 7:3, 40–41)

Çfarë do të bëjë shpresa për ne në këtë jetë? (Psalmet 146:5; Romakëve 5:3–5; 15:13)

Ndajeni klasën në grupe të vogla. Ftojini grupet që ta studiojnë çdo fragment të shkrimeve të shenjta, të kërkojnë fjalët e frazat e rëndësishme rreth shpresës dhe t’i diskutojnë përgjigjet e tyre për pyetjet. Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni grupeve që të krijojnë një ose dy pohime doktrinash apo parimesh që i përmbledhin ato që mësuan rreth doktrinës së shpresës. Ftojini grupet që t’i ndajnë pohimet e tyre me klasën. Sigurohuni që studentët ta kuptojnë se shpresa është pasja e sigurisë se, nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe bindjes ndaj urdhërimeve, ne do të marrim bekimet e premtuara nga Perëndia, përfshirë jetën e përjetshme Nëse e lejon koha, mund të dëshironi të diskutoni për pyetjet vijuese:

  • Çfarë ju sugjeron fjala siguri në frazën “mund të shpresojë me siguri për një botë më të mirë” (Ethëri 12:4)? (Bindje, mirëbesim ose sigurim. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë përkufizim në shkrimet e tyre të shenjta në anë të Ethërit 12:4.)

  • Si mund të jetë shpresa, sikurse përshkruhet në këto vargje “një spirancë për shpirtrat e njerëzve” dhe të na ndihmojë të jemi “të sigurt dhe të vendosur, gjithmonë plot me vepra të mira”? (Ethëri 12:4.)

Shfaqeni thënien e mëposhtme dhe kërkojini një studenti ta lexojë atë me zë të lartë:

“Kur kemi shpresë, u besojmë premtimeve të Perëndisë. Ne kemi sigurimin e qetë se nëse bëjmë ‘vepra drejtësie’ ne ‘do të marr[im] shpërblimin [tonë], madje paqe në këtë botë dhe jetë të përjetshme në botën që do të vijë’ (DeB 59:23). Mormoni dha mësim se një shpresë e tillë vjen vetëm nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit [shih Moroni 7:41]” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referencë e Ungjillit [2004], f. 85).

  • Në ç’mënyrë besimi ynë te Jezu Krishti dhe te Shlyerja e Tij është jetik për zhvillimin e shpresës së vërtetë? Si ju ndihmon kjo të kuptoni pse Jezu Krishti është shpresa e botës? (Kur ne shpresojmë te Jezu Krishti, mund të shohim përtej telasheve dhe pikëllimit të vdekshmërisë e të përqendrohemi te bekimet e mundësuara nëpërmjet Shlyerjes së Tij, të tilla si ringjallja dhe jeta e përjetshme.)

  • Çfarë mund të bëni që të jetoni me shpresë më të madhe në këtë jetë?

Si të nxiteni nga Fryma e Shenjtë, ju mund t’iu kërkoni studentëve të tregojnë rreth një kohe kur shpresa e tyre te ringjallja dhe jeta e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit qe një bekim për veten e tyre apo për të tjerët.

Leximet e Studentëve